|E premte, Prill 28, 2017

Lamtumirë Ergi Dini 

Mes lotëve e dhimbjes të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit Ergi Dini, i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 22 vjeçare.

Shumë prej tyre në këtë ditë i kanë humbur fjalët, duke mos e besuar ende ndarjen me Ergin, me të cilin kishin parashikuar shume projekte për të ardhmen.

Këngëtari shkodran Ergi Dini, një nga talentet e spikatura të këtij qyteti ndërroi jetën mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pas një aksidenti fatal me motor ndërsa udhëtonte sëbashku me shokun e tij Kejdi Halili 21 vjeç, i cili gjithashtu ndërroi jetë.

I lindur në Shkoder, ai u angazhua që në moshë të re në festivalet e fëmijëve, e më pas frekuentoi liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku ishte edhe një instrumentist shumë i mirë.

Nga viti 2013, Ergi do të shënonte sukseset e tij me pjesmarrjen në X Factor ku fitoi çmimin e parë, e më pas në Kënga Magjike, klipet e reja etj.

Ikja e tij parakohe la një boshlek në muzikën moderne shqiptare, ndërsa humbën një tjetër zë të radhë e premtues.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Deputetja Majlinda Bufi shumë e merakosur për votuesit e sajë .

Fier - Deputetja e PS-së për qarkun Fier Majlinda Bufi ka ndezur nje debat në rrjetin social facebook në faqen...

Close