|E diel, Qershor 25, 2017

Laviri i Prishtinës në Gjirokastrën e kurvit. 

edison ypi  Tirane – Klyshat e kurvit të Tiranës do bëjnë nesër në Gjrokastër promuovimin e “veprës” së lavirit të Prishtinës.
Imagjinata e zhubravitur dalë nga trutë e grisur të mbretërve të Horrorit, Alfred Hitchkok, John Carpenter, Dario Argento etj. nuk do kishte mundur të sajonte një intrigë kaq të ndyrë dhe kaq shtazarake që kapërcen të gjitha caqet e të gjitha etikave dhe moraleve.
Vepër kurvi – vepër laviri, ditar kurvi – ditar laviri, ngutja e lavirit të Prishtinës për t’i ngjarë kurvit gjithpërfshirës të Gjirokastrës, Tiranës dhe Shqipërisë, kuptohet dhe besohet.
Por, që Laviri i Prishtinës në shkojë deri në Gjirokastrën e kurvit për promuovim libri, prek kufirin e pabesueshmërisë. Duket po aq e çuditëshme, sa kurvi i Gjirokastrës që po kalbet në varrezat e Sharrës, të ngjallet lugat, dhe ashtu i llangosur me baltë të lagësht varri të niset në Prishtinën e lavirit për t’u bërë, ta zemë, “Qytetar nderi i Shtimjes” n’dhe të shokëve, domethënë atyre halabakëve që shkatërruan Shqipërinë, baballarët dhe xhaxhallarët e klyshave të kurvit të sotëm që i sajojnë promuovime lavirit të Prishtinës në Gjirokstrën e kurvit.
Laviri dhe kurvi takohen vetëm në mbledhje partie, i dërgojnë shoqi-shoqit letra anonime kundër armiqve të klasës, vrasin njëri-tjetrin pas shpine, shpallin shokun e krimeve poliagjent, bëjnë garë kush e kush të pushkatojë pa gjyq sa më tepër ballista dhe t’ua zhduki kufomat nëpër brigje dhe hendeqe.
Por që laviri i gjallë i Prishtinës të takohet me kurvin e ngordhur të Tiranës për një promuovim libri në Gjirokastër, s’do ta besonte kush po të mos e kishte dhënë haberin një gazetë.
Gjeografia kurviste e lavirit të Prishtinës është halucinante;
Titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës” ja kanë dhënë në Tiranë.
“Qytetar nderi i Vlorës”, me siguri në Pukë.
“Qytetar nderi i Tepelenës”, pse jo në Çorovodë.
Paska thënë laviri në një promuovim; “E konsideroj me disa vlera…” për veten e vet. Çfarë kllouni është laviri i Prishtinës.
Gërshetimi i kurvizmit me lavirizmin të lë pa ment.
Dihet që kurvi i Tiranës besonte se ishte i vetmi kurv i botës. Por që laviri i Prishtinës të ketë edhe ai aq oreks për zgjerim gjeografik të namit kurvist sa të vejë të promuovojë lëtyra letrare deri në Gjirokastër, mund të dukej e pabesueshme, por është e vërtetë.
Bukur u ka punuar mendja kushurinjve të parë të lavirit të Prishtinës, klyshave të kurvit të Tiranës.
U lumtë atyre buçkove që i kanë shtëpitë dhe bizneset andej nga blloku, botojnë gazeta dhe bëjnë intriga.
I lumtë rrota e Divjakës edhe vetë lavirit të Prishtinës, i cili deri më sot s’ka bërë asgjë që mbahet ment ment veç dëngërrmëngërrave nëpër televizione dhe gazeta.
Ca gjëra nga laviri i Prishtinës unë i kam lexuar fshehtas dorë më dorë që në kohën e kurvit të Tiranës.
Pika më rëntë mua dhe të tjerëve si unë të asaj kohe.
Vonë e kuptova se “fshehtas” dhe “dorë më dorë” kishin qënë disa libra të tjera, dhe jo deliret ortografike të lavirit të Prishtinës që i qarkullonte Sigurimi i Shtetit.
Vonë kuptova edhe se përgjigjen e pyetjes mundonjëse; “Si ka mundësi që ka kosovarë që e duan kurvin vrasës të shqiptarëve dhe kosovarëve?!” nuk mund ta prisja prej lavirit të Prishtinës.
Ç’është e vërteta, gjatë viteve kam pritur përgjigje, mes tjerësh edhe prej lavirit, edhe për pyetje të tjera.
Për shembull:
Si qe puna që shumica e atyre që arratiseshin në Jugosllavi, Jugosllavia i kthente, dhe këtu i burgosnin për tërë jetën?
A dinte gjë laviri dhe lavirët e Kosovës për një të arratisur nga Kosova në Shqipëri të cilin pasi e kalbën së rrahuri disa muaj rrjesht, e pyetën; “Pse u hodhe këtej ?”. I mjeri kosovar që ishte hedhur këtej thjesht sepse andej ishte rrahur me dikend, i tha hetuesit; “Një ditë nona ime duke larë lëvëret i ra idhi në Drin. Erdha këtej të gjej idhin e nonës time” ?
Një miku im tentoi të arratisej nga Golloborda brenda një cisterne bosh që po shkonte në Bulqizë për t’u mbushur me karburant ose me acid. Hyri fshehtas në cisternë, mbylli kapakun nga brenda. S’u muar vesh hiç ç’u bë me të. A e hapi a s’e hapi dot kapakun n’atë kthesën e ëndërruar afër kufirit, a e treti benzina apo acidi brenda cisternës. A dinte nga këto laviri? Apo u mor me letërsi dhe me çështjet e gjuhës, dhe të tillave që ndodhnin me qindra s’ua pati ngenë.
Kam edhe plot pyetje të tjera, përgjigjet e të cilave më kot i kam pritur, mes tjerve, edhe prej lavirit, por kush po rri e i numuron.
Tani jam i bindur se po të isha arratisur do kishte qënë pikërisht laviri që do t’i kishte urdhëruar jugosllavët; Kthejeni! Rriheni! Burgoseni! Kalbeni!
Laviri i Prishtinës është një fatkeqësi totale; intelektuale, shoqërore, qytetare, kombëtare, madje me gjithatë oreks që ka për nam, edhe ndërkombëtare.
I ftohtë si gjarpër dhe lëvritës si skile, laviri i Prishtinës nuk ka asnjë aftësi dhe asnjë talent tjetër përpos tjerrjes së fjalëve si thurin gjyshet çorapet, mekanikisht, pa e pasur mendjen. Ashtu e përfytyroj unë lavirin e Prishtinës; Si plakat që thurin çorape leshi duke vringëllitur përpjetë shtizat si shpatat për të kërcënuar katundin.
Ik lavir ik, ik promuovoje mender veprën tënde në një vend ku nuk do të dëgjojnë, nuk do të pyesin, madje as nuk do flasin. Ky vend ekziston fare afër Gjirokastrës së kurvit. Është shkolla fillore e Lazaratit. Ku kalamajtë nuk flasin, nuk kuvendojnë, nuk shikojnë, nuk të dëgjojnë. Sepse sapo ulen koka u bie mbi bankë dhe i zë gjumi i hashit ngaqë gjithë natën janë marrë me ambalazhimin e hashit. S’ka problem. Ti s’do vish që vepër këllirën ta lexojnë, por vetëm ta promuovosh.
Ose po s’të pëlqen Lazarati, shko bëje promuovimin në Divjakë. Ku salla do jetë plot e përplot me rrota të prishura si ajo e aeroplanit të drogës që nga koha e kurvit. Do nisësh të flasësh, do t’u thuash rrotave të prishura; Dëgjoni rrota, unë laviri i Prishtinës që mbahem për usta i madh edhe i gjuhës…etj. etj. Të ngazëllyer nga oratoria jote edhe brilante edhe boshe, rrotat e prishura të Divjakës do ngrihen në këmbë dhe do të duartrokasin. Jo se do kuptojnë ndonjë gjë nga oratoria jote edhe e përsosur edhe e vdekur. Thjesht ngaqë janë të gjithë në Fejsbuk dhe qeflinj të faqeve pornografike atë “usta i gjuhës” do ta ngatërrojnë me seksin oral, dhe do të duartrokasin urra-urra aq fort sa do luajë nga vendi Guri i Gomares, do ndali rrjedhën Shkumbini, do tallazitet Karavastaja, do t’u çahen sotokarterat Mitsubishave të drogës që sillen andej rrotull. Pas gjithë këtij suksesi, kur të kthehesh në Prishtinë do t’u thuash gazetave se në Shqipëri pate sukses të madh, oral, verbal, laviror, kurvor.
Ta bëjë ku t’i dojë kokrra e qefit promuovimin laviri i Prishtinës.
Gjirokastra nuk është e lavirit vulëhumbur të Prishtinës, as e kurvit të ngordhur të Tiranës, as e klyshave të kurvit, klyshave të lavirit, dhe e asnjë klyshi tjetër të shqiptarisë.

alb365.com/Edison Ypi

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pse duhet të marrë policia kopetencat e INUK-ut ?

     Ideja e kryeministrit Rama për parandalimin e ndërtimeve pa leje në shqipëri, nga policia e rendit, dhe zbatimi...

Close