|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Lavrov në Athinë, Kotzias i çon mesazh Ankarasë 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu përgjigj Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke theksuar se zemra e Greqisë shtrihet deri në Indi.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm rus, Servei Lavrov, i cili po zhvillon një vizitë në Athinë.

“Historia e zemrës greke arrin deri në Indi, por kufijtë e zemrës nuk janë kufijtë e së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimi i kufijve është detyrim”, ka thënë Kotzias.

Ai deklaroi gjatë konferencës për shtyp se historia duhet të respektohet ashtu siç është dhe siç mësohet në shkolla.

“Me historinë duhet të përballesh me respekt dhe jo mungesë respekti. Me historinë duhet të përballesh në mënyrën se si në fakt ajo është. Ajo nuk është mitologji”, shtoi ai.

“Të gjitha çështjet duhet të respektohet sipas ligjit ndërkombëtar që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare,” tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në përgjigje të së njëjtës çështje, duke i çuar kështu mesazh Ankarasë.

Add a Comment

%d bloggers like this: