|E martë, Shtator 19, 2017

Lazarat , 21 të arrestuar . 

125695_3    Gjirokastër – Shkon në 21 numri i personave të arrestuar në Lazarat të cilët akuzohen se kanë qëlluar në drejtim të policisë gjatë ditëve të operacionit kundër kultivimit të drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të ndërmarrë në fshatin Lazarat mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 3 persona të akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, kultivim i bimëve narkotike, apo mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

Policia bën me dije se ka arrestuar 21-vjeçarin Minush Brahimi, nga fshati Lazarat, pasi dyshohet se ka qëlluar më armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit të zhvilluar nga këto forca, gjatë kësaj jave, në fshatin Lazarat për identifikimin e asgjësimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë i riu është identifikuar të ketë hapur zjarr ndaj forcave të policisë në datat 15, 16, 17 dhe 18 qershor 2014.

Gjithashtu në pranga është vënë 69-vjeçari Laçe Koli, banues në Lazarat, pasi akuzohet për veprat penale “prodhim e shitje e narkotikëve”, “kultivim i bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje e armëve te gjahut”.

Personi i tretë i arrestuar nga policia është 30-vjeçari Gjirit Malaj, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të banesës së tij i janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndë narkotike, një sasi fishekësh dhe një tytë arme e prerë.

Ditën e djeshme policia gjeti një tjetër laborator për prodhimin e vajit të hashashit në Lazarat. Rreth 500 metra nga hyrja e Lazaratit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një laborator që ishte përdorur për prodhimin e vajit të hashashit, i cili sipas uniformave blu, është më i kërkuari dhe shitet me çmim shumë të lartë. Mësohet se ky laborator është gjetur i braktisur në rrugë, nga persona që policia ende nuk i ka identifikuar.

Përveç kësaj, policia ka gjetur edhe një sasi të madhe lënde narkotike, përfshirë këtu edhe 8 pako heroinë. Lënda narkotike është sekuestruar gjatë momenteve që forcat e RENEA-s, FNSH-së dhe efektivët e policisë së Gjirokastrës, Fierit dhe Vlorës kanë bërë kontrollin e më shumë se 161 banesave në Lazarat. Policia sqaron se kanë mbetur edhe shumë pak banesa për t’u kontrolluar, por blutë nuk do largohen nga fshati deri në asgjësimin e bimës së fundit narkotike. Deri tani janë sekuestruar mbi 39 tonë drogë,e cila kap vlerën e mbi 100 miliardë euro.
Rezultatet (Totali)
– Asgjësohen rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 tonë e 156.26 kg kanabis sativa.
– Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat.
– Janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.
– Janë gjetur 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitralozë, 2 antitanke, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu.
– Janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitralozë të rëndë, 1 mitraloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura.
– Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhëra fishekësh, 2 kuti ndezëse, fitil zjarrpërcjellës.
– Janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh.
– Janë bllokuar dhe 3 mjete të djegura (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh.
– Janë sekuestruar 2 presa kanabisi.
– Kontroll në 413 banesa.
– Janë arrestuar 21 persona.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gazetarja serbe – Ja çfarë ndodhi brenda trenit serb

Një tren që u nis nga Beogradi për në Prishtinë bëri bujë të madhe në të dyja vendet. Skenarë të...

Close