|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Lazarat : Gjenden uniforma policie, heroinë, karta identiteti serbe. 

125695_3   Gjirokastër – Tre furgona të braktisur me heroinë, kanabis dhe armatime të rënda janë gjetur në një magazinë pranë një pularie në Lazarat. Tetë pako heroinë, predha, kundërtank, tritol, snajper dhe uniforma policie u sekuestruan në tre automjetet e gjetura të cilët ishin pa targa.

Operacioni i Policisë brenda fshatit të Lazaratit, pasi Shteti arriti të marrë në kontroll të gjithë territorin e tij në “luftën” me bandat e trafikantëve, po surprizon nga dita në ditë, kur tashmë shënohet plot një javë nga superaksioni antikanabis. Veç sasive të konsiderueshme të kanabisit…e pritshme kjo kur thuajse në cdo banesë të fshatit janë gjetur parcela të tëra me bimë narkotike, në fshatin ku rënia “e pushtetit” të drogës dukej mision i pamundur, po zbulohen dita ditës arsenale armësh të rënda.

Sot Policia zbuloi një nga bazat strategjike nga ku grupet e trafikantëve prej 5 ditësh bënë rezistencë të armatosur ndaj forcave speciale në aksionin për të luftuar kultivimin e kanabisit në fshatin e Lazaratit. Baza u zbulua pranë depos së ujit, 100 metra nga qendra e fshatit ku u gjetën armë të rënda, gëzhoja dhe arka me bomba

125571_4   Armë automatike, pushkë, pistoleta, mitraloz, antitank, murtajë, granatahedhës, fishëkë dhe tritol.Armatime nga të gjitha llojet janë gjetur në banesat dhe ambjentet e fshatit të Lazaratit.

Në 7 ditë operacion forcat speciale kanë gjetur me dhjetëra armë e mijëra fishekë, ndërsa ka asgjësuar rreth 34 ton kanabis dhe rreth 107 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, gjatë kontrolleve në territoret e mbi 250 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Ndërkaq, 18 persona janë arrestuar deri më tani, si të dyshuar për rezistencën e armatosur kundër policisë nga nisja e këtij aksioni, ndërsa grupe të tjera banditësh mundën të largoheshin nga fshati përmes malit, çka i hapi rrugë ndërhyrjes së policisë në qendër të fshatit duke shmangur gjakderdhjen.

Zbulohet edhe heroine ne Lazarat, makina pa targa me municione, karta identiteti serbe, por edhe uniforma policie
Kontrollet e policisë në terrenin e fshatit të lazaratit vijojnë të zbulojnë sasi drogërash dhe armatimesh. Tetë pako të dyshuara heroinë janë gjetur në furgon të braktisur në afërsi të qendrës Lazarat.Policia e Shtetit njoftoi se në një magazinë tek pularia janë gjetur armë automatike, predha, një kundërtank, tritol, tre makina pa targa që kanë armatim e municion brenda. Dokumenta identitesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen verifikimet. Në makina janë është gjetur një snajper, uniforma policie, armatim e municione të tjera.

 alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Greva e urisë – Grevistët kërkojnë ndihmën e alb365 (foto e video)

Fier - Pershendetje, jemi grevistet e Zharrzes dhe jemi ne diten e gjashte sot. Jemi rifutur ne greve pasi premtimet qe...

Close