|E hënë, Qershor 26, 2017

Lazarat, ja rezultatet dhe shifrat e plota. 

125492_1   Tiranë – Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit në vijim të operacionit të ndërmarrë në Lazarat, është bërë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve pasi gjatë kontorlleve të ushtruara nga strukturat e polciisë u janë gjetur bimë narkotike të kultviuara, sasi lëndësh narkotike apo armë e municione.

Nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shettasit Kreshnik Mehmet Gërveshi, vjeç 62, banues në Lazarat, pasi akuzohet për veprat penale kultivim i bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi i janë gjetur e asgjesuar 98 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 armë zjarri nga të cilat 3 automatikë dhe 2 pushkë, 4 kallëp tritol, si dhe një sasi prej 6445 fishekë.

Sot rreth orës 08:15 është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim Afrim Diftir Aliko, vjeç 44, banue snë Lazarat. Gjatë kontrollit të ushtruar nfa forcat e policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur e asgjesuar një sasi prej rreth 19.9 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë gjatë ditës së stome në momentin e kapjes iu gjetën një sasi prej 250 fishëkë model 56. Ndaj këtij shtetasi u mor masa e ndalimit.

Po sot nga strukturat e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Myrteza Nuro Llakutura , vjeç 47, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollitf të ushtruar nga forcat e polciixë në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar dme cilësinë e provës materiale 30.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 66 gëzhoja, 2 krëhra automatiku, si deh 1470 fishekë. Materialet procedurale i kanë kaluar dpër ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprat penale prodhim dhe hitje e narkitikëve dhe mbajtje pa leje e armëve e municionit luftarak.
Gjatë ditës së sotme nga sturkturat e policisë:
janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.
janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë
janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa
janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,
janë sekuestruar 4 pistoleta
janë sekuestruar 2 armë të vjetra
është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës
janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë
janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh
janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol, si dhe një arkë me granata
janë sekuestruar 2 presa kanabisi
REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 107.170 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 30 ton e 852.8 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm dy ditët e fundit u sekuestruan:
41 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, 3 mitrolozë, 1 antitank, 1 murtajë dhe 1 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 1 armë gjahu.
Janë sekuestruar gjithastu sasi të konsiderueshme municioni si: 37.084 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë, 7 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 13 granata dhe një arkë me granata, 4 kuti predha granatëhedhësi, 4 krëhra fishekësh.
Janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh.
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 235 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptari vdes duke luajtur futboll në Angli

Një taksist shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli në Angli pasi e ka zënë rryma teksa tentoi të...

Close