|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Lazarat , rezultatet e operacionit në total. 

125802_3    Tiranë – Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
– 142 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 10 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 7 armë gjahu.
– janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.
– janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 86.751 fishekë të llojeve të ndryshme, 229 kallëpë tritol, 137 granata dhe një arkë me granata, 43 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 97.3 m fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh,
– janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 22 automjete të tjera.
– janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
– janë sekuestruar 15 targa automjetesh.
– janë sekuestruar 8 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 1 pajisje për vakum ajri.
– është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë
– dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 529 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hoffman “shuplakë” politikës: Emërimet partiake në administratë cënojnë sistemin

Tiranë - Politika duhet t’i mbajë duart larg emërimeve partiake në Administratën Publike. Ky ishte apeli i Ambasadorit gjerman në...

Close