|E hënë, Tetor 23, 2017

Lazarat : Rrethohet grupi i zjarrit, mes tyre një snajper. 

lazarati-policia1    Gjirokastër – Të mbahen të rrethuar deri në momentin kur presioni psikologjik të përçajë dhe detyrojë vetëdorëzimin e personave të konsideruar si tejet të rreikshëm dhe të identifikuar se qëllojnë me armë ndaj policisë. Ky është plani i 800 forcave të policisë që kanë rrethuar prej 4 ditësh Lazaratin dhe qëndrojnë në pritje të një urdhëri për të ndërhyrë në fshat. Vonesa e këtij vendimi vjen deri në marrjen e garancive dhe krijimin e kushteve për të minimizuar dëmet në njerëz gjatë ndërhyrjes policore.

Aksioni i policisë së Shtetit në ditën ë katërt brenda fshatit të Lazaratit ka hasur sërish rezistencën e armatosur të grupeve kriminale të trafikantëve. Në ditën e katërt të aksionit policor mbi Lazarat burimet raportuan se Altin Shurdhi dhe 12 të tjerë qëllojnë mbi efektivet e policisë. Sipas të njëjtit burim, snajperisti që qëllon është identifikuar si Neni Çela, dhe se është pjese e grupit te Altin Shurdhit. Burime nga policia bëjnë të ditur se trafikantët qëllojnë nga banesa e Altin Shurdhit.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dhëndrri plagos vjerrin me armë zjarri.

Tiranë - Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë...

Close