|E hënë, Qershor 26, 2017

Lazarati nën kontrollin e shtetit. 

781Albania Marijuana     Tiranë – Policia e Shtetit pas operacionit disa ditor në Lazarat ka vënë nën kontroll gjithë fshatin. Nga rezultatet e plota të këtij operacioni janë asgjësuar rreth 81 300 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 23 ton e 404 kilogramë kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm ditën e enjte u sekuestruan 11 armë të rënda, si dhe një armë gjahu, 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, tre kallëpë tritol, dy pako kapsolla detonatore, 10 granata, katër krehëra fishekësh.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

Ditën e djeshme u arrestua 43 vjeçari Edmond Gërveshi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe asgjësua 179 kilogramë marinijanë.

Ndërsa në oborrin e banesën iu gjetën të kultivuara e asgjësuan 320 bimë narkotike kanabis sativa dhe në katin e dytë të banesës në verandë iu gjetën 200 bimë në kubikë. Gërveshi akuzohet për veprat penale kultivim i bimëve narkotike dhe prodhim e shitje e narkotikëve.

Aktualisht Policia e Shtetit është prezent tashmë në të gjithë komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikqyrje situatën dhe duke ofruar rend e siguri për banorët.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Stresi në punë i keq sa duhani

Qoftë për shkak të mos marrjes së rrogës apo për shkak të një shefi të padurueshëm, shumica e njerëzve vuajnë...

Close