|E diel, Gusht 20, 2017

Lazarati tym dhe flakë, prangoset snajperi. 

192506      Gjirokastër – “Beteja” mes policisë dhe trafikantëve lazaratas e ka kthyer fshatin në një shesh lufte. Mortaja, snajpera, mitraloza të rëndë dhe të lehtë, antitanke dhe autoblinda. Breshëri armësh nga grupi rebel dhe kundërpërgjigje nga forcat e policisë dhe ato speciale.

Banorë të “ngujuar” prej tre ditësh në shtëpitë e tyre që nxitojnë të dalin sa për të blerë ndonjë gjë dhe rikthehen sërish në banesa. Banorë të dyzuar nga frika për jetën e tyre, por edhe për hashashin e kultivuar në bodrumet e shtëpive, me të cilin prej shumë kohësh kanë siguruar jetesën. Nga ana tjetër policia, RENEA dhe FNSH në bazë të një plani operacional të mirëorganizuar përpiqen që të detyrojnë kriminelët të dorëzohen dhe të mos ketë viktima. Ky është Lazarati që nga pasditja e së dielës.

Dje u plagosën dy barinj dhe një efektiv i FNSH-së së Shkodrës, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e hashashit dhe municione luftarake në sasi të mëdha. Gjithashtu, mbrëmë u raportua se gjatë ndërhyrjes në Lazarat, dje u gjet në një banesë një laborator përpunimi droge, po ashtu dhe sasi kanabisi.

192502     Mbrëmjen e djeshme u vetëdorëzua në polici i shumëkërkuari Gate Mahmutaj. 46-vjeçari nga Lazarati, i akuzuar si kreu i bandës së trafikantëve që prej disa ditësh ka nisur sulmin me armë ndaj policisë, ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka lidhje me sulmin. Por burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se deklaratat e Gate Mahmutaj janë kontradiktore.

Edhe gjatë ditës së sotme është vijuar të qëllohet me armë nga një grup kriminal, duke përdorur dhe snajper, nga brendësia e fshatit Lazarat në drejtim të forcave të policisë. Sipas policisë, shtetasi Altin Shurdhi dhe 12 persona të tjerë qëllojnë me armë drejt policisë. Mësohet se plumbat vijnë nga banesa e Altin Shurdhit, e cila ndodhet mbi Xhaminë e fshatit Lazarat. 

Në terren janë të a125392_6ngazhuara rreth 800 forca policore, të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.
Forcat e Policisë së Shtetit po vijojnë me depërtimin hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.

Paralelisht me veprimet operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit në terren grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, kanë vijuar me veprimet për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ambientet e gjimnazit “Janaq Kilica” kthehen ne vend plehrash

Fier - Tregtarët ambulantë të fruta perimeve e zarzavateve disa herë janë kthyer në objekt kronikash për rtv Oraneës.  Shtija...

Close