|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Lazot “counter strike” me policinë. Zbulohet laborator droge. Vetëdorëzohet Gate. 

125308    Gjirokastër – Në ditën e tretë të aksionit të policisë në Lazarat, policia ka mundur që të “pushtojë” një supervilë brenda së cilës ndodhej një laborator i vërtetë për përpunimin e lëndës narkotike, po ashtu dhe një sasi kanabis
Operacioni i policisë në Lazarat po vijon hap pas hapi duke kontrolluar çdo banesë për lëndë narkotike dhe drogë. Efektivat speciale në terren deri tani janë treguar të kujdesshme për të evituar edhe shkëmbimet e zjarrit me trafikantët në mënyrë që të mos ketë viktima nga ky operacion.

Në fotot e mëposhtme tregohen qartë sipërfaqja e tokës së mjellë me kanabis dhe thasët e mbushur me lëndën narkotike.

125316    Policia nuk zmbrapset. Pas 24 ore mobilizim, vijon edhe sot aksionin në Lazarat për të asgjësuar drogën. Mësohet se në mëngjes 4 autoblinda të nisura nga fshati Dervican, arritën të hyjnë në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, ku situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes të së dielës. Raportohet për shkëmbim zjarri mes policisë dhe banorëve. Sipas policisë, i kërkuari Gate Mahmutaj bën thirrje të qëllohet ndaj forcave të rendit.

Plot 800 forca policore nga Tirana, Gjirokastra, Fieri dhe Shkodra, po ashtu forcat RENEA, Delta Forcë dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi për marrë nën kontroll situatën, pasi gjatë mbrëmjes kanë vijuar të shtënat e armëve pa pushim.
Forcat e policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës që prej mbrëmjes të së dielës për asgjësimin e lëndëve narkotike. Efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitralozë, për të penguar operacionin. Por pas rezistencës, policia njoftoi asgjesimin e 11 mijë bimë kanabisi.

DOREZOHET NE POLICI GATE MAHMUTAJ

Ora 22:50 – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën të ditur në rrjetin social “Facebook”, se i kërkuari Gate Mahmutaj është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici.

“Dhe i 7-ti. Dorëzohet personazhi Gate Mahmutaj….Po u vjen radha të gjithëve. Krenar për Policinë e Shtetit”- shkruan Tahiri.

88848_4    Razip Rustem Mahmutaj, i njohur dhe si Gate Mahmutaj, ishte shpallur prej dy ditësh në kërkim. Ai cilësohet nga policia si një prej emrave më problematikë në botën e krimit. Shpeshherë i përballur me drejtësinë për akuza të rënda, por gjithmonë ia ka dalë mbanë të mos qëndrojë prapa hekurave.

Gate Mahmutaj është dënuar në vitin 2001 me 22 vite burg. Ai u shpall fajtor për një ngjarje të ndodhur më 17 maj 2000, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku qëlloi në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm, duke lënë të plagosur një efektiv policie. Për këtë ngjarje, prokuroria kërkoi dënimin me 28 vite burg, ndërsa u dënua nga gjykata me 22 vite burg.

Në fakt, Gate Mahmutaj nuk qëndroi gjatë prapa hekurave. Me dekretin nr.4953, datë 04.07.2006, për falje dënimi, Presidenti i Republikës, asokohe Alfred Moisiu, i fal dënimin e mbetur Razip Rustem Mahmutajt, i dënuar me vendimin nr.91, datë 28.09.2001

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
1 korriku afati i fundit për pasaportat 10 vjeçare për femijët

Afati përfundimtar i pasaportave 10 vjecare për fëmijë  të printuara gabimisht është 1 korriku  i këtij viti. Ministria e Brendshme...

Close