|E hënë, Shkurt 19, 2018

Leci: 200 mijë Euro për një ndeshje . 

157104Nuk kanë të mbaruar video-skandalet për Liridon Lecin, lojtarin kosovar që u largua nga Suedia dhe tani është pjesë e Hajvalisë.

Leci edhe një herë tjetër ka rënë pre e një kamere të fshehtë ku tregon skandalet e trukimit të ndeshjeve duke përmendur edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën.

“Në Shqipëri më kanë dhënë mbështetje të fortë. Unë kam pasaportë shqiptare vetëm pse bëj këtë punë. Armando Duka ma dha mua atë”, dëgjohet Leci në video, shkruan Fotbollskanalen.

Gazeta suedeze ka tentuar të kontaktojë edhe me FSHF-në, por kontakti ka qenë i pamundur – raporton portali kosovar Telegrafi.

Prishtinasi është filmuar me kamerë të fshehur duke thënë edhe se ka njerëzit e tij në Suedi “e kanë bërë punën e trukimit të ndeshjeve mbi 13 herë dhe nuk janë kapur asnjëherë të vetme.

Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe ata nuk kanë dështuar asnjëherë”, thotë Leci.

Leci sqaron trukimet e ndeshjeve deri në detaje, teksa thotë se për një ndeshje ka fituar deri në 200.000 mijë euro.

“Prej 20 ndeshjeve, tri janë të kurdisura. Për të blerë ndeshjen tre persona dëshirojnë nga 50 mijë euro”, – thotë Leci në videon e re që e ka gazeta Fotbollskanalen.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rikthehet “Balena blu”?/ Studenti plagos 7 persona

Rusi - Një student i...

Close