|E hënë, Shkurt 19, 2018

Lefter Gjeçi: Si na gënjeu super-mashtruesi, mori paratë, më pas na paditi. 

lefter gjeci

lefter gjeci

    Fier – Supermashtruesi Ledjan Muçaraku e ka nisur “profesionin” e tij që kur ishte në fshatin Grykë të rrethit të Fierit. Fillimisht, ai është munduar që të fusë në kurth fqinjin dhe shokun e tij të ngushtë, Amarildo Gjeçin, me të cilin ishin rritur bashkë. Më pas ai ka mashtruar dhe paditur në gjykatë dhe vëllain e babain e këtij të fundit.

Në listën e gjatë të personave të mashtruar janë dhe 56-vjeçari Lefter Gjeçi si dhe djali i tij, Olsi Gjeçi. Mesditën e djeshme shkuam në banesën Gjeçi dhe kontaktuam me pjesëtarët e kësaj familjeje. Kryefamiljari Gjeçi, baba i tre djemve, tha se preh e mashtrimit të 29-vjeçarit nuk kishte rënë ai, por i biri, Olsi. “Unë nuk kam pasur asnjëherë nevojë që të marr para borxh, pasi kam një punë të mirë në fshat (punon si saldator). E njoh mirë Ledjanin, pasi e kemi komshi.

Ai është rritur me djemtë e mi. Nuk na e merrte mendja që të ishte kaq mashtrues. Në shtëpinë time ka ngrënë bukë me qindra herë. Çfarë hanin djemtë e mi, hante edhe ai. Nga goja ai të merrte më qafë, nuk i mbyllej e fliste shumë e rrjedhshëm. Mbase kjo i ka gënjyer njerëzit e shkretë”, tha 56-vjeçari. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Lefter Gjeci tregoi me detaje dy raste të mashtrimit nga Ledjan Muçaraku.
Zoti Lefter mund të na thoni se si e keni njohur Ledjanin?
E kemi njohur që të vogël, që kur prindërit e tij e adaptuan, pasi nuk bënin fëmijë. Duke u rritur, ai u bë shok me tre djemtë e mi. Ka ardhur me qindra herë në shtëpinë time dhe ka ngrënë bukë me fëmijët e mi. Çfarë hanin djemtë, hante edhe ai. Nuk e kemi diferencuar.
Fqinji juaj, Ledjani është arrestuar për mashtrim të qindra personave. Ju ka mashtruar ju apo djemtë tuaj, që i kishte shokë?
Mua nuk më ka mashtruar, por djemtë e mi, po.
20140703_121004    Kur ju ka mashtruar dhe si ka ndodhur?
Po ju tregoj me radhë dy historitë e mia me të, edhe pse më vjen për të qeshur tani që po i sjell ndërmend. Ka qenë viti 2007 dhe djali im i madh, Amarildo ishte në vitin e parë, në shkollën e mesme në Seman. Im bir nuk më shkonte mirë me shkollën, por nuk më kishte thënë gjë. Ledjani i kishte thënë Amarildos që do i rregullonte ai gjërat. “Meri ca para babait tënd se ka ai, pasi punon. Paguajmë mësuesit dhe ti kalon klasën”. Kur djali ma tha këtë gjë, unë nuk pranova t’i jepja lekë. I revoltuar i thashë tim biri, ngel në klasë dhe do përsëritësh vitin. Shkollën nuk do ta lësh. Dhe kështu u bë, Amarildo përsëriti vitin. Ai e ka mbaruar shkollën dhe aktualisht punon në një dyqan në Fier.
Po rasti i dytë kur ka ndodhur?
Këtu u pleksa më keq, Ledjani mi mori disa lekë. Djali im, i dytë Olsi, shkoi në shkollën e lartë në Vlorë për gjuhë të huaja. Aty meqenëse njihej me Ledjanin, shoqërohej me të. Ledjani i kishte dhënë një laptop Olsit dhe një palë këpucë. Më pas ai i kishte thënë djalit se “laptopin e prishe, këpucët i ke përdorur, ndaj dua 300 mijë lekë të vjetra për të dyja. Ledjani kishte bërë dhe një akt noterial se djali im i kishte atij borxh. Më pas i kishte falsifikuar letrat dhe donte 900 mijë lekë të vjetra.
Ia dhatë lekët Ledjanit?
Kur më takoi mua, i thashë se nuk do t’i jepja kokërr leku pa u sqaruar më parë me djalin. Ndërkaq, Olsi më tha se “as vetë se kuptoj o babi se si u ndodha bosh dhe firmosa letrat, por lekë s’i kam marrë Ledjanit. Atij i kam marrë një laptop për disa ditë dhe një palë këpucë dhe kjo është e gjitha.
Çfarë ndodhi më pas?
Pasi kemi debatuar shumë herë me Ledjanin, ai më hodhi në gjyq se gjoja unë e kisha kërcënuar atë, se gruaja ime i kishte dalë para me maskë e kallash për ta vrarë, histori të tilla. Nuk më vjen keq për këtë gjë, por për gjykatësit që e besonin dhe qeshnin me mua në sallë të gjyqit. Pas debateve të shumta me Ledjanin, i dhashë 400 mijë lekë të vjetra dhe jo 900 mijë sa pretendonte ai.
Jam i bindur se ai bën lojën e dikujt tjetër, pasi Ledjani s’ka aq mend që të marrë kaq shumë lekë e të mos ketë bërë prokopi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ramadani: Lavdrim Muhaxheri, model që rruga e ISIS-it nuk duhet ndjekur

Vdekja e kosovarit nga Kaçaniku,...

Close