|E martë, Dhjetor 12, 2017

Legalizimet, ja si do mblidhen lekët e ndërtimeve e shtesave pa leje. 

ndertimeTiranë – Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është vendosur për mënyrën e mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave për ndërtimet pa leje dhe vlerave të zbatueshme për legalizim.

Të ardhurat për përballimin e shpenzimeve të evidentimit në terren e të hartimit të dokumentacionit, për ndërtimet pa leje, përbëhen nga 30% e fondit të arkëtuar nga pagesa e parcelës ndërtimore dhe të ardhurat e arkëtuara nga pagesa e tarifës së shërbimit, për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik dhe të përzier, si dhe nga pagesa e penaliteteve, në masën e vlerësuar nga ALUIZNI.

Tarifa e shërbimit për legalizim, për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik, si dhe objektet e dyta, sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin e integrimin e ndërtimeve pa leje”, është 8 mijë lekë për çdo kat të ndërtimit. Për ndërtimet pa leje me funksion të përzier, paguhet tarifë shërbimi vetëm për katin e shfrytëzuar për veprimtari social-ekonomike. Pagesa e tarifës së shërbimit të kryhet brenda 45 ditëve, nga njoftimi me shkrim i ALUIZNI-t.

Taksa vendore e ndikimit në infrastrukturë, për ndërtimet e legalizuara, pavarësisht nga funksioni, llogaritet, arkëtohet e administrohet nga njësitë e qeverisjes vendore sipas ligjit “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Drejtoritë e ALUIZNI-t, vënë në dispozicion të njësive të qeverisjes vendore në momentin e dërgimit për regjistrim në ZVRPP, të dhënat e ndërtimeve që pajisen me leje legalizimi. Për llogaritjen e penalitetit të legalizimit të shtesave, sipas ligjit, si çmim minimal fiskal të përdoret ai i parashikuar në udhëzimin gushtit 2014 të qeverisë “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga EKB”.

Për ndërtimet në zonat ku nuk ka çmim të përcaktuar, si dhe në komuna, përllogaritja kryhet sipas mestares aritmetike të çmimeve në zonat kufitare. Shfuqizohen vendimet për tarifën e shërbimit për legalizim të 2008 e 2006, “Për koeficientin e shfrytëzimit të ndërtesës në legalizim, me destinacion social-ekonomik”.
Vendimi, Pronarët që preken nga ndërtimet, ku do të shpërblehen
Qeveria ka vendosur dje për të shpërblyer pronarët për sipërfaqet takuese të pasurive të palujtshme pronë private që preken nga ndërtimet informale. Duke sjellë në këtë mënyrë një risi të re, pasi në fillim bëhet dëmshpërblimi pastaj fillon ndërtimi. Shpërblimi i pronarëve do të aplikohet në qarqet e Tiranës, të Elbasanit, të Vlorës, të Korçës dhe të Lezhës.  Vlera e përgjithshme e kompensimit do të jetë 256 161 718.23 lekë dhe sipërfaqja që shpronësohet të jetë 13 738.9 m². Zyrat përkatëse vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit e Kompensimit të Pronave, zyrat përkatëse vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit e Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama "offsid" kryebashkiakët e vjetër .

Nga  ALEKSANDER ÇIPA   Historia me drejtësinë...

Close