|E martë, Mars 28, 2017

Lëngu i shegës dhe vetit e tij 

Vlerat e lëngut të shegës për shëndetin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti janë të pamohueshme. Në fakt, ngritja në piedestal e shegës është krejt e justifikueshme. Ajo na jep një nga lëngjet më të mira për njeriun.

Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve të cilat çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.

Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil. Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E. Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara, për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.

Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës

Lëngu i shegës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm. Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut. Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e aterosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru. Me fjalë të tjera, lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.

Lëngu i shegës forcon imunitetin

Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar. Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitet dhe infeksione të ndryshme.

Lëngu i shegës kundër plakjes

Një ushqimi i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell. Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.

Lëngu i shegës përmirëson lëkurën

Lëngu i shegës rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që tendosin lëkurën dhe parandalojnë formimin e rrudhave në fytyrë. Kolagjeni dhe elastina janë të domosdoshme për një lëkurë të mirë, të pastër, të tendosur dhe pa rrudha. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kur fibrat e kolagjenit dhe elastinës dobësohen, lëkura varet dhe humbet forcën e saj. Nëse pini një lëng shege në ditë do të keni një tonalitet lëkure të jashtëzakonshëm.

Lëngu i shegës dhe shtatzania

Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh, përfshirë acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzanisë. Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.

Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve

Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar. Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha.

alb365/AgroWeb.org

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vret veten, në letër tregon se kishte vrarë të dashurën në Golem

Vret vajzën me të cilën shoqërohej më pas qëllon dhe veten. Policia ka arritur të zbardhë një krim të dyfishtë...

Close