|E martë, Dhjetor 12, 2017

Letra e fundit e Elvis Pistës pak orë para se të vritej. 

Elvis2     Kosove – Pak orë para se të vritej Elvis Pista kandidati për deputet i PDK-së i cili doli personi më i votuar në Rahovec pas Hashim Thacit, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit me një letër në Facebook, duke iu uruar ditë e clirimit.

Lexojeni më poshtë.

Urime 14 qershori – Dita e Çlirimit të Rahovecit
Ju kujtohet kur ju, qytetarët e Rahovecit, i ndaluat forcat ruse të hynin në Rahovec? Isha i ri, më kujtohet shumë mirë. A e dini sa krenar jam? Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, as me gjeste. Vetëm lotët e përshkruajnë më mirë krenarinë time me të gjithë ju bashkëvendas të mi.
Kaluan 15 vjet prej se marrim frymë lirshëm. E për këtë, u flijuan mijëra prej nesh, lanë gjakun mijëra ushtarë. Ne duhet përjetësisht të jemi falënderues ndaj atyre të rënëve, martirëve dhe ushtarëve të UÇK-së që sot jetojmë lirshëm, e t’i respektojmë veteranët e invalidët, të bëjmë më shumë për ta. Sepse po të mos ishin ata, nuk do të ishim as ne. Nuk do të flisnim shqip sot.
Pos tjerash, dua të falënderoj edhe një herë komunitetin ndërkombëtar,, NATO-n dhe SHBA-të ju jemi gjithmonë mirënjohës që dolët krah nesh në momentet më të vështira për vendin, e kombin tonë.
Tani festoni, të mos i zhgënjejmë ata që u flijuan për ne, e që na shikojnë lart, nga parajsa !

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kinë – Shqipëri/ Bashkëpunime konkrete

Kjo klimë pozitive do të shndërrohet në...

Close