|E hënë, Shkurt 19, 2018

Liberalizohet çmimi i naftës në treg. 

karburantTiranë – Ministria e Financave liberalizon tregun e hidrokarbureve. Shfuqizohet udhëzimi i naftës, ligjëronte monopolin në treg. Importuesit s’mund të diktojnë çmimet e karburanteve për pikat me pakicë.
Importuesit s’mund të vendosin çmimin final të naftës në treg.Çmimi në pikat me pakicë do të përcaktohet përmes konkurrencës. Më këtë vendim të ministrisë hapet tregu i naftës dhe kjo pritet të çojë në uljen e çmimit për qytetarët.

Pas këtij vendimi, çmimi i naftës do të vendoset nga tregu i pakicës duke u hequr të drejtën importuesve të mëdhenj që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve edhe për pikat me pakicë.

Ky vendim i qeverisë vjen pas reagimeve të forta që erdhën nga qytetarët pasi ulja e çmimit të naftës në arenën ndërkombëtare nuk u pasqyrua në të njejtën mënyrë edhe në vendin tonë.

Opozita organizoi gjithashtu një protestë për çmimin e naftës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Përforcohet Juventusi

Juventus ka konfirmuar transferimin e...

Close