|E mërkurë, Janar 17, 2018

“Libofsha, djepi i traditës dhe kulturës” 

Në datën 02 nëntor, ora 10:00, në qendër të Njësisë Administrative, Bashkia Fier organizon aktivitetin kulturor “Libofsha, djepi i traditës dhe kulturës”.

Bashkia Fier dhe Njësia Administrative Libofshë fton të gjithë qytetarët, njohësit e traditës së zonës së Libofshës dhe ata që kanë kontribuar në zhvillimin social kulturor të saj, të bëhen pjesë e festës së promovimit të vlerave kulturore, arsimore, natyrore, trashgimore të Libofshës.

Pjesë e këtij aktiviteti do të jenë:
1. Panair i traditës kulturore trashgimore
2. Panair i gatimeve tradicionale të zonës
3. Panair i produkteve bujqësore dhe artizanale të zonës
4. Ekspozitë fotografike të pasurive natyrore të Libofshës
5. Koncert artistik i grupeve të zonës dhe shkollave të Libofshës
6. Ndeshje futbolli e djemve (ndeshja tradicionale e përvitshme) midis fshatrave të Libofshës.

Festa e Libofshës, zhvillohet në kuadër të turit etnokulturor në të gjithë Njësitë Administrative të Bashkisë Fier, pjesë e projektit “Hajd dalim nga Myzeqeja!”

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mbyllet “Big Brother Albania”

Si çdo vit në ekranet...

Close