|E hënë, Shkurt 27, 2017

LIBRA inaguron selinë e re të partisë 

Partia më e re politike e themeluar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, tashmë ka dhe selinë e saj  e cila ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

Lajmi është mbajtur jashtë vëmëndjes së medias, ndërkohë që pjesë e festës kanë qenë vëtëm nismëtarët e këtij formacioni politik, ku nuk mungoi dhe torta e inagurimit e prerë nga deputetja Hafizi.

Aktiviteti i inagurimit të selisë të cilën nismëtarët e cilësojnë si “shtëpia e re”, është publikuar në faqen zyrtare të partisë politike LIBRA.al.

Ora News u përpoq të kontaktonte themeleuesit e partisë LIBRA, për tu informuar në lidhje me evenimentin  e publikur vetëm në faqen zyrtare dhe për të mësuar dhe detaje të tjera të themelimit të partisë, por në të gjitha rastet komunikimi ishte i pamundur për shkak të mos përgjigjes të themeluesve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Për fat të keq konstatojmë që edhe LIBRA sikurse dhe partitë e tjera, nuk ka bërë transparencë për koston dhe financimin e këtij subjekti të ri politik.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha – Rama kundërshtari i reformës në drejtësi

Tiranë - Ish kryeministri Sali  Berisha e cilëson “dramatike” situatën e sigurisë dhe bën thirrje “për revolucion dramatik paqësor për...

Close