|E premte, Janar 19, 2018

Lideret europiane zgjidhin ngercin e BE-se ne varke. 

124260    Bashkimi Europian është në ngrëç sa i përket presidentit të Komisionit Europian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është në në Stokholm në një mini-samit për të biseduar me drejtuesit e tre vendeve që kundërshtojnë emrin e Jean- Claude Juncker për president të Komisionit Europian.

Por pavarësisht ndasive në këtë drejtim fotografët kanë kapur në një varkë kryeministrin britanik, David Cameron, kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Të katërt u fotografuan së bashku në një varkë dhe duke u buzëqeshur fotografëve. Cameron ka përsëritur se në Angli ka një konsensus që Jean- Claude Juncker të mos bëhet president i KE.

Merkel e ka mbështetur publikisht Juncker, por sërish nuk ka qenë shumë e prerë. Britania, Suedia dhe Holanda po udhëheqin një fushatë për bllokimin e kandidaturës së Juncker.

“Na duhen reforma që të promovjmë punësimin dhe rritjen ekonomike. Të dhënat e Juncker tregojnë se ai do i vështirësojë këto reforma,” tha Cameron. Diskutimi do jetë i vështirë dhe pokeri i bisedimeve ende nuk dihet. Pas refuzimit të shefes se FMN-së Kristine Lagarde për të drejtuar Komision Europian kryeministri suedez mund të jetë kandidat konsensual.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
20 mrekullitë e shafranit

Përbërësi aktiv në shafranin e...

Close