|E diel, Dhjetor 17, 2017

Ligji i ri: Nënat e reja do të paguhen 10 % më pak . 

nenat e rejaTiranë – Skema e re e llogaritjes së pagesës për nënat e reja që ka hyrë në fuqi prej janarit të këtij viti ul me të paktën 10 përqind shumën e përfitimit nga leja e lindjes. Kjo për shkak se shuma tashmë do të llogaritet në bazë të pagës neto dhe jo bruto dhe jo me pagën e një viti më parë, por me atë të vitit aktual.

Solida Dibra, drejtoreshë e përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka shpjeguar për televizionin AS mënyrën sesi do të bëhet përllogaritja e përfitimit të pagesës për lejen e lindjes.

“Nëse më parë një nënë lindte fëmijën ne vitin 2014, llogaritja e të ardhurave për barrëlindje bëhej me pagat e vitit 2013. Ndërsa tashmë është bërë një ndryshim dhe pozitiv, që nuk do të merren pagat e vitit të mëparshëm kalendarik ,po vitit të fundit nga momenti që i lind e drejta. Ka një ndryshim sepse është bërë jo paga bruto, por neto që do të jetë si bazë për llogaritjet e të ardhurës për barrëlindje”.

Më konkretisht një grua që e ka pagën e deklaruar tridhjetë mijë lekë, nëse do të merrte leje lindje para datës 31 dhjetor 2014 do të përfitonte në 6 muajt e parë pagesën prej 24 mijë lekësh në muaj, pra 80% të pagës, ndërsa nëse ajo merr leje lindje pas datës 1 janar 2015 përfiton 21  mijë e 312 lekësh në muaj ose 70% të pagës. Sipas Dibrës, të drejtën për leje pas lindjes së fëmijës e përfitojnë edhe burrat.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ronaldo , harroi bjonden e u lidh me brunen (fotot)

Pavarësisht një dëmtimi në finalen e Evropianit,...

Close