|E premte, Gusht 18, 2017

Ligji, tani pagese per te kaluar ne autostrada. 

Autostrada_515812_673452_347032   Tirane – Në autostradat kryesore të vendit do të paguhen para për të kaluar. Qeveria nëpërmjet një projektligji që ka depozituar në Kuvend ka parashikuar se akset kryesore të vendit të kalojnë në koncesion nga kompanitë private, pasi kostot për përballimin e mirëmbajtjes së tyre janë tepër të larta. Sipas relacioni që është bashkangjitur këtij vendimi theksohet se aktualisht autostradat janë në kushte të pa përshtatshme për qarkullimin e automjeteve dhe kosto për mirëmbajtjen e tyre është tepër e lartë.

“Duke vlerësuar rreziqet e trafikut, del e domosdoshme dhe emergjente marrja e një sërë masave për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e këtyre akseve rrugore, të cilat duhen shoqëruar me masa dhe procedura ligjore të menjëhershme, ku të parashikohet jo vetëm realizimi procedural i dhënies me koncesion të këtyre akseve, por edhe futja e shërbimeve të tjera që i shërbejnë buxhetit të shtetit, siç është vendosja e instalimeve për mbledhjen e tarifave për kalimin e automjeteve në këto akse rrugore.

Në këto kushte, situata e krijuar në infrastrukturën rrugore nacionale imponon ndërhyrjen për të zgjidhur në një kohë sa më të shkurtër këtë situatë, duke bërë një përjashtim nga zbatimi i këtij ligji edhe për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit. Pra, kjo ndërhyrje nuk përfshin të gjitha koncesionet për rrugët, por vetëm ato për raste të veçanta dhe të një rëndësie të madhe për infrastrukturën nacionale rrugore të vendit. Këto raste të veçanta rregullohen me akte nënligjore, siç parashikohet në pikën, 2, të nenit 5, të ligjit në fuqi”,- theksohet në relacion.

Kësisoj sipas këtij projektligji parashikohet që akset rrugore të vendit, siç është autostrada Durrës-Kukës do të vendoset në sistemin e trafikimit për automjetet që do të kalojnë aty. Veç kësaj, autostrada që nuk përbëjnë një rëndësi të veçantë në qarkullimin e automjeteve do të përjashtohen nga koncesionet.

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptarja, fushatë anti seksiste .

Frymëzuar nga një satus në Twitter që thoshte : ‘Imagjino sikur burrave t’jua shpifte përdhunimi po aq sa cikli menstrual’,...

Close