|E enjte, Mars 30, 2017

Limaj e Haredinaj – Stop bisedimeve me Serbinë 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga dialogu me Serbinë dhe të përqendrohet në temat e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Gjatë një konference të përbashkët për media, Haradinaj dhe Limaj kanë deklaruar se presioni opozitar e shtyu Qeverinë e Kosovës që të procedoj në Kuvend, Projektligjin për Trepçën, të cilin e kanë mbështetur në parim, me disa vërejtje.

Ndërkaq në lidhje me dialogun me Serbinë, kryetari i AAK-së, Haradinaj ka i bëri thirrje Qeverisë të tërhiqet në mënyrë që dialogu i ardhshëm të përqendrohet vetëm në njohje reciproke dhe jo në tema që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Duhet që të ndryshohet pozicion në temat e dialogut, ose në situatën me dialogun dhe të mos vazhdohet dialogu i tillë, i cili është improvizim për interesa të Thaçit e Mustafës dhe njëkohësisht duhet fokusuar në votimin e ushtrisë së Kosovës, pra në transformimin e FSK-së”, ka thënë Haradinaj.

Limaj dhe Haradinaj kanë kërkuar po ashtu që Qeveria të tërhiqet nga Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KUJDES/ Aksi rrugor Kakavijë – Janinë i kalueshëm vetëm për makinat e tonazhit të rëndë

Gjirokastër - Policia Kufitare Kakavijë njofton se në bazë të një njoftimi të ardhur nga policia Greke aksi rrugor Kakavije...

Close