|E martë, Tetor 24, 2017

LISTA , Partia e Blushit. I bashkohet një shkrimtar e një tenor 

Partisë së re të Ben Blushit i janë bashkuar emrat e parë të njohur.

Përveç deputetes Mimoza Hafizi që edhe ajo u largua nga Partia Socialiste, në partinë e re janë anëtarësuar tenori i njohur Agim Hushi dhe shkrimtari Xhevair Spahiu.

“Panorama” njoftoi se partia e re e Ben Blushit do të quhet “LISTA” dhe do të zyrtarizohet më datë 10 nëntor.

Ditën e djeshme pati një takim mes organizatorëve dhe mbështetsve të kësaj partie të re. 200 anëtarë prezantuan statutin dhe programin e partisë “LISTA”.

Ben Blushi tha se kjo parti do të jetë parti e qendrës dhe do t’i shërbejë interesit publik.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
‘Tapë’ në timon, arrestohen nga policia

Lushnje - Drejtojnë  mjetin në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë nga policia. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan...

Close