|E mërkurë, Maj 24, 2017

Lista Serbe ngrin pjesëmarrjen në Kuvend 

Kosovë – Deputetët e Listës Serbe sot kanë vendosur për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës dhe kanë deklaruar se “në emër të interesave të popullit serb dhe demokracisë, me neveri e hedhin poshtë dhunën politike dhe juridike të parlamentit kosovar” për çështjen e Trepçës.

Mëtutje në kumtesën e Listës Serbe theksohet se nuk e njohin asnjë vendim lidhur me çështjen e Trepçës, i cili është miratuar pa marrëveshje me përfaqësuesit politikë të serbëve.

Kjo listë ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për pronësi të kombinatit Trepça është ilegale dhe se ishte akt i vetëdijshëm për shkeljen e interesave të popullit serb në Kosovë, raporton agjencia Beta.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fermerët bllokojnë aksin Klos-Burrel me lopët e sëmura

Fermerët e zonës së Klos Katundit në bashkinë e Klosit, kanë bllokuar rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj përhapjes së...

Close