|E hënë, Korrik 24, 2017

Llalla ne alarm per vjedhjet dhe pornot permes internetit. 

llalla      Tirane – Ngrihen 8 njësitë Task-Forcë për hetimet kibernetike në tetë prokuritë e rretheve. Vendimi për të hapur një sektor të krimeve kompjuterike, është marrë nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili së bashku me eskpertë të misionit PAMECA dhe ekspertë italianë, ka vendosur të vë në punë fillimisht 6 njësi Task-Forcë, ndërkohë që në ditët në vijim numri i tyre do të shtohet dhe me dy të tjera. Në bazë të këtij urdhëri, fillon nga funksionimi për herë të parë në Prokurorinë Shqiptare njësia e veçantë për veprat penale të krimeve kompjuterike, si edhe të tjera që lidhen me to.

Ky lloj hetimi do të realizohet, fillimisht, edhe në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Shkodër. Për të diskutuar mbi fenomenin e krimit kompjuterik dhe tendecat e tij, si edhe në kuadër të krijimit të strukturave të specializuara, Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me Misionin PAMECA organizuan ditën e djeshme një seminar trajnimi me ekspertë shqiptarë dhe italianë.

Tek Krime e Rënda

Një nga njësitë hetimore që do të ngrihet shumë shpejt do të jetë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo njësi dhe njësitë e tjera mësohet se do funksionojnë me dy deri në tre prokurorë që do hetojnë denoncimet e qytetarëve.

Objekti i hetimit të këtyre njësive janë shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit, kanosje me motive racizmi, shpërndarje e materialeve raciste, mashtrimi kompjuterik etj. Sipas burimeve koncepti i krimit kompjuterik që është përpunuar nga prokuroria shqiptare bazohet në Konventën e Budapestit, sipas të cilës në këto vepra penale përfshihen jo vetëm veprimet me kompjutera, por edhe ato që lidhen me ndërhyrjen në të dhëna, përfshirë ato personale në rrjetet sociale, si edhe në rrjetet e gjera teknologjike, bankare, etj.

Pornografia

Një ndër veprat penale që do të hetohen nga njësitë hetimore është dhe “Pornografia”. Tashmë kushdo që hedh video pornografike në rrjetet sociale në internet do të hetohet nga këto njësi. Njëherësh me këtë akuzë do të hetohen dhe veprat penale si mashtrimi me veprat penale, botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet, riprodhim pa të drejtë i veprës së tjetrit

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bulevardi “Jakov Xoxa” në ndërrimin e viteve pas rikonstruksionit. (fotot)

Fier - Bashkia Fier ka bërë publike disa foto të bëra një mbremje më parë të bulevardit "Jakov Xoxa" pas...

Close