|E premte, Dhjetor 15, 2017

Llalla – Robert, takim homolgësh në Romë . 

3269485db3cadcbd65e27c9e211f93ad_LItali – Kreyeprokurori Adriatik Llalla, ishte në një takim me prokurorin e Antimafias Franco Roberti, në Romë. Gjatë takimit u shqyrtuan rastet hetimore që kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve  shqiptare dhe atyre italiane në kufijtë respektivë.

U vendos nga të dyja prokuroritë homologe, ngritja e Skuadrave të Perbashkëta Hetimore, të cilat , nga eksperiencat e mëparshme, kanë rezultuar efektive edhe në vendet e BE.

Vizita kryeprokurorit Llalla në Romë, synon kordinimin e punës bashkëpunuese mes Prokurorisë për Krime të Rënda Kombëtare si dhe prokurorive rajonale  të Antimafias italiane.

Teknika e “Shkëmbimit spontan të informacionit” po aplikohet mes dy vendeve për të arritur një bashkëpunim sa më të sukseshëm e frutdhënës sa I takon shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe kordinimit të punës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ruçi u mbledh “frerët” drejtuesve të fushatës në zona

Fier - Mbledhja e kryesisë së vogël...

Close