|E martë, Dhjetor 12, 2017

Llorente , Messi dhe Ronaldo do të vuanin shumë në serinë A. 

llorenteItali – Fernando Llorente, sulmuesi i Juventusit, mendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do ta kishin shumë më të vështirë të shënonin gola në Serie A.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po shkëlqejnë në La Liga. Portugezi dhe Argjentinasi në xhiron e fundit kanë shënuar hat-tricka në fitoren e Real Madridit, përkatësisht Barcelonës.

Por, sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente, mendon se sulmuesi Ronaldo dhe Messi do ta kishin shumë më të vështirë të shënonin gola në Serie A.

“Messi dhe Ronaldo janë futbollistë nga një tjetër planet. Por, do të më pëlqente t’i shihja në Itali”, ka deklaruar ish sulmuesi i Athletic Bilbaos për ”, Cope.

“Mbrojtjet janë shumë të ngjeshura këtu, me shumë futbollistë prapa murit, andaj do të ishte më e vështirë për ta për të shënuar gola”, ka theksuar reprezentuesi spanjoll.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kapen me gjysëm milion euro heroinë, në pranga dy trafikantët

Policia e Tiranës ka kryer një tjetër...

Close