|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Logitech prodhonë tastierën që lidhet me 3 paisje 

Ka përdorues të cilët përdorin tastierën klasike për celularët e tyre apo tabletët, ndërsa disa të tjerë ende përdorin tastierën e thjeshtë për kompjuterë personal, kështu që tavolina e tyre e punës është e tejmbushur.

Këtu vjen në ndihmë tastiera më e re, pa tela (wireless), e kompanisë Logitech e cila quhet Logitech K780 Multi-Device Wireless Keyboard, transmeton Koha.net. Tastierën mund ta merrni me vete kudo që shkoni dhe mund të shkruani me të në kompjuter, në telefon, në tabletë dhe madje në të tria këto pajisje njëkohësisht.

Ndërrimi i pajisjeve bëhet thjesht duke shtypur butonat 1, 2, dhe 3 në pjesën e sipërme të tastierës.

Logitech K780 ka një bateri 2 AAA që sipas kompanisë mund të zgjasë deri në dy vite. Ajo kushton 80 dollarë dhe mund ta blini në uebfaqen e Logitech.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Situata e rreshjeve

MBZHRAU iu ka kerkyar Bordeve te Kullimit dhe strukturave te tjera qe te jene ne gatishmeri, te mbajne ne gjendje pune dhe nen monitorim te vazhdueshem hidrovoder, argjinaturat dhe te...

Close