|E diel, Dhjetor 17, 2017

LSI ‘ngre’ naftëtarët/ Duam zgjidhje të problmve kyçe 

LSI, angazhim për zgjidhjen e problematikave të këtij sektori kyç dhe të qytetarëve që punojnë aty

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu, pritën ditën e sotme në zyrën e Grupit Parlamentar të LSI-së në  Kryesinë e Kuvendit përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Naftës në Shqipëri, Gëzim Shehaj dhe Gëzim Topalli. Deputetët e LSI-së dëgjuan me kujdes shqetësimet e sindikalistëve, të cilët sillnin në fokus problematikat e këtij sektori kyç për ekonominë e vendit dhe qytetarët që punojnë aty.

Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Naftës në Shqipëri u shprehën se Lëvizja Socialiste për Integrim  ishte i vetmi subjekt politik, i  cili pranoi të dëgjojë kërkesat e tyre për të përmirësuar sistemin dhe sigurinë e punonjësve të këtij sektori.

Në peticionin e tyre drejtuar organeve më të larta shtetërore ata kërkojnë zbatimin e Statusit të Naftëtarëve si dhe zbatimin e Kodit të Punës në mënyrë të  veçantë lidhjen e kontratës kolektive të punës.

Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u angazhuan për të ndjekur me vëmendje zbatimin e ligjit për punonjësit e këtij sektori shumë të rëndësishëm të ekonomisë si dhe të gjithë të drejtat që punonjësit gëzojnë në bazë të ligjit.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
​Mourinho: Dramë nëse nuk fitonim

Jose Mourinho e pranon se do të...

Close