|E martë, Janar 16, 2018

Lu – Deputetë dhe kryebashkiakë të lidhur me trafikun e drogës 

Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur sot lidhur me trafikun e drogës duke theksuar se kultivimi e trafikimi i saj ka lidhje të qarta politike. “Ne e dimë që ka anëtarë të Parlamentit dhe drejtues bashkish të lidhur me trafikun”, tha ambasadori Lu.

Ai foli sot për problemin e narkotikëve në Shqipëri në një takim me studentët e Fakultetit të Gazetarisë. “Shtetet e Bashkuara kanë nxitur qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Megjithatë, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë më shumë për këtë problem”, ka shtuar Lu.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptarët me kërcimet e tyre nga Ura e Shenjtë, habisin britanikët.(fotot)

     Ngjarja tek Drini...

Close