|E hënë, Korrik 24, 2017

Lu: Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar 

“Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar”. Me këte mesazh iu drejtua amasadori amerikan në Tiranë Donald Lu magjistratëve të rinj në ceremoninë e diplomimit. Për amasadorin këta të rinj do të lënë gjurmë në këtë botë sepse do të kthejnë besimin tek drejtësia.

Donald Lu:  Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë.

Duke folur në emër të kritikëve të tij për qëndrimin ndaj njerëzve të drejtësisë ambasadori amerikan preferoi ta quajë veten fajtor, por ka pasur apo jo të drejtë sipas tij do ta tregojë puna e 10 magjistratëve të rinj, 7 prej të cilëve femra.

Donald Lu: Kam qënë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qënë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.  Tani është detyra juaj t’i tregoni botës se mund të bëni më shumë. Se mund t’i kryeni me profesionalizëm detyrat tuaja – pa para korruptimi, pa ndikim nga politika, dhe pa u frikësuar nga kriminelë të rrezikshëm.

Donald Lu i paralajmëroi ata për punën e vështirë që i pret:

Donald Lu: Keni për të ngjitur një mal të lartë. Por me kurajo të madhe dhe vendosmëri, të gjithë ne kemi besim se do t’ia dilni.

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt në ditën e dytë të detyrës në Shqipëri tha se pa zbatim reforma në drejtësi do të mbetej vec një shprehje që e qëllimeve të mira.

Bernd Borchardt: Vetëm kur publiku të besojë se ligji qëndron mbi çdo njeri dhe çdo institucion dhe që ai zbatohet njëlloj për të gjithë, do të kemi vërtet shtet të së drejtës në Shqipëri.

Edhe kryeprokurori Adriatik Llalla pranoi se sistemi i drejtësisë nuk ka qenë në lartësinë e duhur.

Adriatik Llalla: Ne jemi të ndërgjegjshëm se perceptimi i qytetarëve mbi cilësinë e shërbimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është në nivelin e duhur. faktorë që kanë ndikuar në këtë opinion janë të shumtë.

Në përfundim të ceremonisë Llalla shmangu interesin e medias nëse ndihet ende i kërcënuar.

Adriatik Llalla: Sot besoj të gjithë e dini se jemi në një ceremoni tjetër të rëndësishme  ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Grevistët e urisë refuzojnë ujin dhe ndihmën mjeksore

Fier - Pershkallezohet greva e urise ne Zharrez. 9 grevistet refuzojne ujin dhe sherbimin mjekesor. Lajmi konfirmohet nga grupi organizatos...

Close