|E hënë, Maj 22, 2017

Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë 

Tiranë – Po mbahet konferenca mbi luftën kundër krimit të organizuar.

Ambasadori i SHBA-së  e quajti të rëndë situatën sa i takon krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.  Në aktivitetin e organizuar nga qendra Marshall në Tiranë Donald Lu përmendi rastin e Emiljano Shullazit, si shembulli i njeriut për shumë vite i akuzuar për krime, trafik droge por i arrestuar vetëm kohët e fundit.

Lu vijon ta përsërisë se reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për të prerë lidhjet e krimit me politikën dhe mosndëshkueshmërinë duke nënvizuar se SHBA do jetë gjithmonë mbështetëse e saj por dhe e  Byrosë së Hetimit.

Donald Lu: Në Shqipëri ata që akuzohen si trafikantë të mëdhenj droge dhe bosa të krimit të organizuar rrallë përballen me akuza kriminale.

Një nga këto raste është ai i Emiljano Shullazi i cili për shumë vitesh është akuzuar për vrasje, trafik droge, zhvatje por vetëm kohët e fundit u arrestua.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të dënimit të krime të rënda në Europë dhe problem është mosndëshkueshmëria, pasi bosët e krimit nuk dënohen për shkak të lidhjeve që kanë me njerëzit me influencë.

 Edhe në SHBA kemi patur këtë problem në kohën e kriminelit famëkeq Al Kapones.  Kur më në fund u arrestua ai kishte një pasuri prej qindra miliona dollarësh të përfituar nga prostitucioni, bixhozi dhe kontrabanda. Ai  ia kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe autoriteve lokale.

Situata në Shqipëri është serioze por unë besoj se reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojë për përmirësuar problemin e mosndëshkueshmërisë dhe të zhdukë lidhjet e krimit me politikën.

Shqiptarët janë të ngopur me kriminelët në politikë. Përpjekjet e sukseshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe organet evendore do të ketë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë të bosëve të krimit në Shqipëri.

Ky është edhe një parlajmërim për të gjithë kriminelët e tjerë: nëse do ti bashkoheni politikës do të jetë një biznes i keq. Aktiviti juaj kriminal do të dalë në dritë të diellit dhe do të hyni direkt  në burg.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

Gjithashtu është e rëndësishme pasi do të ngrejë një prokurori të pavarur dhe një njësi speciale të hetimit që njihet si Byroja Kombëtare të hetimit, që në shenjëstër do të kenë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta.

SHBA ka ndërrmarë një angazhim për të mbështur Byronë Kombëtare të Hetimit duke trajnuar hetuesit dhe bashkëpunim me FBI.

Kryeministri Edi Rama vizitoi FBI-në në prill dhe u takua me drejtuesit për të forcuar këtë angazhim. Ky do të jetë një grup serioz hetimi. Ata do të bëjnë teste të shpeshta dhe do të kenë trajnimin më të mirë dhe pajisjet më të fundit moderne. Një agjent i FBI-së do të caktohet nga Washingtoni në Tiranë për të garantuar që ata  janë efektivë po hetojnë pa u ndikuar nga politika.

 Është në interes të SHBA-së që Shqipëria të përballojë me sukses luftën kundër krimit të organizuar.  Por është edhe në interes të BE-së. Dhe mbi të gjithë në interes të shqiptarëve.  Ne jemi të angazhuar për të mbështetur këtë vend në luftën kundër krimit të organizuar, dhe e dimë që Shqipëria do të jetë e sukseshme, do të jetë e sukesshme me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare.”

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqipëria fiton "Gongun e Artë".

Maqedoni - Boksieri fierak Arnold Kuqari fitorn Medaljen e Artë; Boksieri I “Apolonisë” Arnold Kuqari ka triumfuar në turneun ndërkombëtar...

Close