|E martë, Mars 28, 2017

Lu – Të pastrohet politika nga korrupsioni e kriminelët 

Ambasadori amerikan Donald Lu i zhgënjyer nga politika beson tek të rinjtë se do të sjellin një të ardhme më të mirë për vendin.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i Uashingtonit e bëri gjatë një bashkëbisedimi me 200 nxënës në përmbyllje të një projekti vjetor për mjedisin dhe pastërtinë.

Lu: Unë besoj se të rinjtë udhëheqin jo vetëm në mjedis, por në përmbushjen e të gjitha ëndrrave të kësaj gjenerate. Pa dyshim një botë më të mirë dhe më të pastër për ju dhe fëmijët tuaj të ardhshëm, por gjithashtu një sistem politik të lirë nga korrupsioni dhe kriminelët, një sistem edukimi që u jep mundësi të gjithëve, dhe një ekonomi që krijon vende pune dhe dinjitet për çdo qytetar që punon shumë në këtë vend.

Ambasadori Lu për të treguar rëndësinë e angazhimit të brezave të rinj solli si shembull historinë e një mikut të tij shqiptar.

Lu: Kam një mik shqiptar dhe po i tregonim njëri-tjetrin për pushimet e verës dhe unë i thashë se çfarë bëmë ne gjatë pushimeve. Ai më tha si kishte shkuar në plazh dhe kishte marrë me vete djalin e tij dhe teksa po pushonin në det dhe ai pasi mbaroi shishen e tij të ujit e hodhi atë në det. Djali i tij që është 5 vjeç ishte aq i inatosur me të atin, po i bërtiste atij që bëri pis planetin dhe i shkaktoi dëm oqeanit dhe i ati pranoi se djali i tij kishte të drejtë.

Projekti vjetor “Clean UP Albania” u zhvillua në Elbasan, Lushnjë, Vlorë,Berat, Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër dhe  synon rritjen  e ndërgjegjësimit të të rinjve për çështjet e mjedisit dhe pastërtisë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
" Arrestohen" djemtë e kombëtares shqiptare. (video)

Serbi - Djelmoshat e kombëtares shqiptare janë filmuar prej mediave serbe sapo kane zbritur në aeroport. Në një video që...

Close