|E martë, Janar 16, 2018

– Lu e Vlahutin tek Rama një ditë para votimit të 6 ligjeve 

Tirane – Ambasadori i SHBA-së dhe i BE-së kanë vijuar sot takimet intensive me faktorë politikë. Fillimisht me kreun e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas në mesditë me shefin e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.

Takimi me Ramën zgjati rreth dy orë. Në orën 14:45 Ambasadorët lanë Kryeministrinë, por nuk komentuan për median.
Zhvillimet vinë një ditë para seancës plenare ku do të votohet paketa e 6 ligjeve për reformën.
Ndërkohë nga Grupi PD u mësua se opozita do të votojë unanimisht ligjin e SPAK dhe BKH por jo të tjerat”.
Grupi i PD diskutoi për ligjet e drejtësisë në mbledhjen me dyer të mbyllura
Ndërkohë demokratët depozituan sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ankimim të ligjit të vettingut duke kërkuar pezullimin e tij.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“KAZANI” MEDIA-POLITIKE DHE “VETTING”-u I GAZETARËVE

  Nga ARBEN VATA -...

Close