|E premte, Shkurt 23, 2018

Luan Baçi: Bashke tua kthejme Fierin qytetareve. 

luan baci
luan baci

luan baci

    Fier – Luan Baçi ben prezantimin si Kryetari I Ri I PD-Dega Fier. Ne ambientet e PD-Dega Fier para dhjetra e dhjetra antarevete PD si rralle ndonjehere ka çelur siparin rrugetimi dhe ringritja e Deges se Partise Demokratike-Fier.

Fjala e  Kryetarit te PD-Dega Fier Luan Baçi.

Te nderuar antare te PD-Dega Fier,kryetare seksionesh,kryetare grup-seksionesh,antare te kryesise PD-Dega Fier,te nderuar kordinatore,I nderuar z.Asllani . Dua tu falenderoj nga zemra per besimin qe me dhate per te drejtuar bashke me ju Degen e Partise Demokratike Fier,familjen tone te perbashket,shtepine e demokrateve,shtepine e njerzve te lire.Dua te falenderoj veçanerisht te gjithe kandidatet per garen dinjitoze qe zhvilluan sepse treguan dhe percollen vlera te jashtezakoshme qytetarie dhe personaliteti,duke deshmuar se potencialet njerezore edhe intelektuale tashme jane sinonim dhe etiketim I struktures se PD-Dega Fier.Dua te falenderoj te gjithe ata qe ishin pjese e ketij proçesi 5 mujor,antaret e rinj,kandidatet per kryetar seksionesh,grup-seksionesh,falenderoj ata mijra demokrate fierake qe me pergjegjshmeri iu besuan potencialeve me te shkelqyera njerzore dhe intelektuale drejtimin qe nga seksioni me I larget e deri ne qender.
Te nderuar miq ne garen e zhvilluar nuk pati kurrsesi humbes,por thjesht shpalosje programi,vlerash,idesh,intelekti te gjithe bashke deshmuam dhe besuam se çfare ishte me e mire per Degen Tone duke startuar ne betejen si mbrojtes dhe perçues te vlerave,si kontribuesit me te medhenj te komunitetit,si njerez me ideale dhe principe qe epiqender kane pasur dhe kane qytetarin.
Te nderuar drejtues te struktures se PD-Dega Fier jemi sot ketu jo thjesht per nje prezantim,por jemi ketu me te motivuar se kurre per shikuar ato çfare beme gabim dhe qe sollen 23 Qershorin,jemi sot ketu per kompromisin me te madh,per marreveshjen me te madhe qe do lidhim me bazen dhe demokratet e thjeshte kudo ku ndodhen ne çdo pjese te fierit,jemi sot ketu me apelin me te fuqishem duke ftuar kedo te behet pjese e rrugetimit tone Europian,jemi sot ketu me te vendosur se kurre se te gjithe bashke mundemi qe tu kthejme shpresen qytetareve te cilet çdo dite po vuajne pasojat e rilindjes se mashtrimit.Te gjithe jemi deshmimtare per çfare po ndodh sot ne Shqiperi,te gjithe po shohim sesi qyteti yne I mrekullueshem po perkulet dhe tkurret,biznese qe falimentojne,te papune qe shtohen,kriminalitet qe rritet,jeta e qytetareve po kthehet ne nje makth ku pasiguria fiton terren çdo dite,duke e bere te frikshme dhe te pashprese jetesen dhe te ardhmen.Te gjithe duhet te kuptojme se ne keto momente ashtu siç thote edhe Kryetari I PD z.Lulzim Basha jemi rikthyer si fitues ne force morale dhe besueshmerie.Kjo keqqeverisje po na jep çdo dite avantazh dhe kohe qe ne te gjithe bashke duhet ta administrojme me zgjuarsi dhe competence,sepse ne bashke besojme se nuk do jete e larget dita e nje plebishiti popullor kunder mashtrimit,varferise,dhunes,kriminalitetit,qe mazhoranca e e socialisteve ne Parlament po mbjell çdo dite.Pra le te behemi te gjithe zedhenes te shpreses per qytetaret e mashtruar nga rilindja e varferimit,njeri per njeri,shtepi per shtepi,ne rruge kudo le te jemi lajmetaret e pare qe tregojne se Partia Demokratike po rikthehet,PO RINGRIHET,ne e kemi motivin ky ka qene morali qe na ka udhehequr keto 23 vjet.

alb365.com/Ferdinant Veliu

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga në Tiranë të kërkuarit nga Interpol Roma.

    Tiranë - Policia...

Close