|E shtunë, Tetor 21, 2017

Luan Baçi zgjidhet kreu i ri i PD-së Fier. 

1016451_1338167442990002_1864216043_n     Fier – Shpallet fituesi i ri për kreun e Partisë Demokratike në degën e qytetit të Fierit. Mësohet se fitues është shpallur Luan Baci, me profesion avokat.

Në procesin e votimit ishin të pranishëm 411 delegatë nga të gjithë grupseksionet, ku 209 vota shkuan për kreun e ri të Degës së Fierit, Bacin. Ndërkohë, bëhet me dije se ishte një proces i qetë votimesh, dhe nuk pati asnjë kontestim për kreun e sapoemëruar. Baçi ka konkuruar për këtë post me ish deputetin e PD-së Vasillaq Ngresi.

Po sot, u mbajtën Kuvendet Kombëtare të Partisë Demokratike në Mirditë dhe Lezhë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i kësaj partie, Lulzim Basha. Ai ka ndjekur nga afër proçesin zgjedhor në Fier dhe Patos.

Zgjedhja e drejtuesve të partisë me votë është një vlerë e jashtëzakonshme, tha Basha, ndërsa ka apeluar për demokratet që ta përdorin me zgjuarsi dhe me përgjegjësi për të zgjedhur më të mirët.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KLSH denoncon kreun e Albpetrol .

Tiranë - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori Drejtorin e Përgjithshëm të Albpetrol Endri Puka dhe 6...

Close