|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Luan Hajdaraga – Ja “krimi” që akuzohet Gramoz Ruçi 

Ish-ministër i Mbrojtjes Luan Hajdaraga i ka dalë në mbrojtje kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është akuzuar nga ish-të përndjekurit si sigurims i shtetit dhe se ka qenë i implikuar në krimet e regjimit komunist.

Në një studio paralele përballë ish-presidentit Bujar Nishani dhe ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, Hajdaraga pohoi se Ruçi nuk ka kryer asnjë krim në kohën e regjimit.

Mes të tjerash ai risolli në vëmendje gjyqin për ngjarjen e 2 prillit të 1991 ku u vranë 4 të rinj, mes të cilëve Arben Broci, Ruçi ishte thirrur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

Ai tha se pas hetimeve u vërtetua se Ruçi nuk ishte i implikuar.

“Ruçi është person i gjallë është aktiv. Është një person që e njohin të gjithë, është politikan i votuar dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në politikë. Ka qenë një ndër deputetët model. Gjeni në arkiva diçka që të njollos Ruçin për deklaratat që ka bërë. Është deputeti më korrekt. Në gjithë këto personazhe, edhe me zotin Nishani, ka negociuar. Si dhe me zotin Berisha.

Kush më mirë se Ruci mund ta bëjë rolin e kryetarit. Ka përvojën, ekuilibrin politik. Ruçi u akuzua drejtpërdrejtë për ngjarjet e 2 prillit. Ju zoti Nishani keni qenë i ri në atë kohë dhe s’jeni marrë me atë problem. Unë kam qenë nënkryetar partie. Ruçi duhej të paraqitej në prokurori për gjyqin e Shkodrës, ku individualisht është paraqitur në Shkodër, ku e prisnin shumë njerëz. Ai iku vetëm.

Ai shkroi në cilësinë e dëshmitarit dhe personit që kishte dijeni, dhe nuk pati asnjë problem të gjykimit me të dhe në asnjë rrethanë të atij gjyqi Ruçi nuk kishte asnjë problem. U rihap procesi dhe përsëri Gramoz Ruçi nuk dilte i implikuar në asnjë rrethanë. S’mund të mbart një person të gjitha veset dhe të këqijat e një sistemi”, tha Hajdaraga.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Roberto Saviano : Italia është e dobët, mezi merr frymë.

      Itali - Gazetari dhe shkrimtari I njohur Italian ( edhe për publikun shqiptar) Roberto Saviano në rrjetin...

Close