|E hënë, Dhjetor 11, 2017

“Lufra” ivestim serioz ne agrobiznes. 

unnamed  Lushnje – Ministri I Ekonomisë Arben Ahmetaj së bashku me abasadorin e Italisë I akredituar në Shqipëri ka qënë dhe ka marë pjesë në një vizitë që është bërë mesditën e së premtes në kompaninë “Lufra“ në Lushnje. Qëllimi I këtij takimi ka qënë investimi I kësaj kompanie agrobiznesi pas kredisë së marrë në shumën e 1,5 milion euro nga qeveria italiane.
Në kuadër të programit Italo – Shqiptar të zhvillimit për ndërmarjet e vogla dhe të mëdha , qeveria italiane ka dhënë kredi të buta shumën e 44,4 milion eurove ku përfitues kanë qënë nëntë biznese shqiptraë. Ndër to është edhe kompania “Lufra”.

Ambasadori Italian në këtë takim ka pohuar se : “ Është një ndërmarje që ka marë qeveria italiane për të ndihmuar biznesmenët shqiptarë. Tashmë në këtë program fituan nëntë biznese agroushqimorë dhe ky numur do të rritet në vitet në vijim. Një ndër ta është edhe kompania “Lufra”.

Nga ana e tij Ministri I Ekonomisë dhe Zhvillimit Arben Ahmetaj ka pohuar ndër të tjera se : “ Kjo kompani ka bërë një investim serioz, modern që do ti rezistojë tregut edhe në vitet në vijim. Përvec investimit ky biznes ka punësuar edhe 100 familje të zonës. Këto janë ndihmat dhe programet e zhvillimit të biznmesit që po ndërmer qeveria shqiptare. Kjo ka të bëjë shumë pasi prodhimet që vijnë nga importi do tu thuhet stop pasi prodhimet vendase janë më origjinale , por më kryesorja janë vendase, pra I presim rrugën importit “.1jpg

Biznesmeni Arben Ndreko ka pohua se këtë biznes e ka filluar që 20 vite më parë. Vlera e investimit kap shifrën e 10 milion eurove. Fabrika është shumë moderne. Ajo ka një kapacitet përpunues e finalizues deri në 10 mijë litra në orë. Eshte automatike brënda kushteve e stabdarteve që kërkon BE-ja. Që kjo kompani të hyjë fuqishëm në tregun ndërkombëtar pas pak ditësh vihet në punë linja e re e ambalazhimit me kartonë që ka ardhur dhe është montuar nga specialistë Suedezë. Vënia ne punë e linjës së re rritë qëndrueshmërinë e prodhuimeve në treg, tha Ndreko. Nëqoftëse qëumështi tani në treg qendron gjashtë ditë, me ambalazhimin e ri ai do të qëndrojë 21 ditë.
Kredia e marë nga qeveria italiane prej 1,5 milion eurosh është investuar në këtë linjë të re prodhimi, ka pohuar Ndreko.
Në këtë takim kanë qënë edhe deputeti Erion Brace si dhe drejtues të pushtetit local.

Pos takim

Teksa kanë marë pjesë në këtë aktivitet Ministri Arben Ahmetaj pasi mbante në dorë godën me shampanjë I është drejtuar deputetit Erion Brace dhe kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe me fjalët : “ Eja Veliaj dhe zoti Nano. Ju na mungoni qe të fillojmë koktein”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 2 shtetas , njëri drejtonte makinën nën efektin e drogës

Fier -  Lushnje - Kapet duke drejtuar mjetin...

Close