|E shtunë, Janar 20, 2018

Lumenjtë dalin nga shtrati, evakuohen banorët . (foto e video) 

20150201_093318Fier – Vlorë-  Sasitë e mëdha të rreshjeve të rëna në 24 orët e fundit kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati I tyre duke përmbytur banesa, toka, të mbjella. Shtabi I emergjencave civile  ka qënë në krye të punës duke monitoruar prurjet e lumenjve dhe në disa zona kanë bërë edhe evakuimin e banorëve dhe gjënë e gjallë që ata kanë.

Sipas burimeve zyrtare nga Prefektura e Qarkut Fier mësohet se lumi Osum ka dalë nga shtrati në Berat  ndërkohë që dalje lumi Seman ka bërë në zonën e Arapaj në komunën Strum dhe pritet dalja e tij edhe në afërsi të Fierit dhe në zonën e Semanit.

 Lumi Gjanicë ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa locale e banesa në pjesën pas  godinës së prefekturës dhe në vëndin e qujatur “Shtegu I dhive”.

Lumi Vjosë  ka dalë nga shtrati dhe priten prurje më të mëdha, kanë pohuar këto burime. Vjosa ka dalë në Memaliaj dhe pritet dalja edhe në zonën e Nevoselës Vlorë e Bishan e Frakull në Fier.  Informacioni I ardhur nga shtabi I emergjencës pohon se disa familje në Bishan e Frakull janë evakuuar së bashku me gjënë e gjallë. Situata është nën kontroll, pohojnë këto burime informacioni . Shtabi i emergjencave civile, forca të policisë janë në gadishmëri për ti bërë ballë situatës .

10450448_10203745275212223_1318846881799501169_nVlorë – Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë nxjerrë nga shtrati lumin Vjosë duke përmbytur komunën e Novoselës dhe disa fshatra të qarkut të Vlorës. Shtabi i Emergjencave Civile i mbledhur me urgjencë mëngjesin e kësaj të diele vendosi evakuimin e të gjithë banorëve dhe bagëtive. Shtëpitë dhe dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur. Situata është e vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në hidrovorë, që do të mundësonte tërheqjen e ujit. Dalja nga shtrati i lumit Vjosa dhe prurjet që vijnë nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra kanë rënduar më tepër situatën. Edhe kryetari i komunës së Novoselës, Kanan Dhakaj i konsideroi përmbytjet masive deri në Fratar të Fierit. Problemet në këtë zonë vazhdojnë që prej ditës së djeshme, ku shkoi edhe vetë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për të parë nga afër situatën. Dje ministri Panariti paralajmëroi se nëse nuk do të rikthehej energjia elektrike në hidrovorë, do të ishte e detyrueshme evakuimi i banorëve dhe bagëtive.

Ora 09:45 Prefekti i Vlorës: Janë evakuuar 14 familje. Në zonë janë FNSH dhe zjarrfikësja. Pritet të vijë Delta Force me një gomone të evakuojë banorët. Eshtë një zonë problematike, por ajo çka kemi primare është evakuimi i njerëzve, më vonë do shohim dëmet. Problem është akoma Bishti i Malit në Selenicë. Kemi një bllokim rruge në Peshkëpi dhe Vllahinë ku kanë rënë një masiv gurësh.

Ora 09:00 Evakuohen 14 familjet në Novoselë
Dalja nga shtrati e lumit Vjosë e ka bërë të detyrueshëm evakuimin e banorëve të zonës, shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga prurjet e mëdha që vijnë nga Tepelena, Gjirokastra dhe Përmeti. Janë në total 14 familje të cilat janë evakuuar, ndërsa një familje me 3 anëtarë në fshatin Fitore u desh të nxirrej nga policia për shkak se refuzoi të linte banesën.

20150201_093318 20150201_093322

10405646_10203745276252249_41732912272350108_n 10450448_10203745275212223_1318846881799501169_n 10947199_10203745274052194_6606736055435941329_nalb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sëmundja e Hashimotos: Shkaqet, simptomat, komplikacionet dhe trajtimi

Sëmundja e Hashimotos është një...

Close