|E diel, Shtator 24, 2017

Lumi i Vlores konkurenti me i forte i Lazaratit. 

lazarat-620x330     Vlore – Rreth 1000 rrënjë bimë kanabis sativa të “fshehura” në një terren të thyer malor e mjaft të vështirë për t’u kaluar nga njeriu, dhe të mbjella në 7 parcela të fshatrave të zonës që njihet si Lumi i Vlorës, janë asgjësuar ditën e djeshme.
Këto parcela të mbjella në këto zona të thella, bëhen dëshmi se Lazarati nuk është i vetmi “kryeqytet” i drogës, i cilësuar si njëzëri nga mediat ndërkombëtare si “Kolumbia shqiptare”. Në Vlorë ndoshta ka filluar të lulëzojë një “Lazarat i vogël”.

Autorët e mbjelljes së bimëve narkotike, veç të tjerash kanë zgjedhur metodat perfekte për rritjen e tyre, fidanë kanabisi në gota të vogla plastike, dhe terren të favorshëm për rritje, si në këto parcela.
Por duket se surpriza e këtij operacioni Antidrogë ka qenë fshati i Lapardhasë, ku ndryshe nga bimët 50-centimetërshe në fshatrat Kotë dhe Vajzë, ajo që ofron ky fshat, janë bimë deri në 2 metra lartësi.
Informacionet e marra për identifikimin e parcelave të mbjella me hashash përmbyllën operacionin e policisë me asgjësimin e 1 mijë bimëve lënde narkotike në terrene mjaft të vështira malore dhe të pabanuara, kryesisht në pyje, e përrenj në zona të thepisura.
Ky aksion udhëhiqej nga drejtori i komisariatit të Vlorës Artur Selimi, i cili shprehet se aksionet Antikanabis do të vijojnë edhe në zota e tjera ku do të evidentohen lëndë narkotike.
“Operacioni do të vazhdojë edhe më tej. Ne jemi të vendosur të shkojmë deri në fund, deri në zonat më të thella të gjithë territorit të Vlorës për të mos lejuar asnjë bimë kanabis sativa të ketë mundësi të vilet apo të ketë mundësi që të merret nga autorë të cilët i kanë mbjellë për ta trafikuar”, tha Artur Selimi.
Superoperacioni i Policisë për të asgjësuar parcelat e mbjella me drogë është më i madhi i ndërmarrë deri më tani, dhe do të vijojë edhe më tej për të mos lejuar vjeljen e asnjë bime kanabis sativa.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 1 doganier, 3 të tjer procedohen penalishtë

Fier - Operacion i koduar "Boti" vënë pranga një doganier, tre të tjerë ndiqen penalisht. Operacioni nga Sektori per Krimin...

Close