|E premte, Prill 28, 2017

Lypësit nga Shqipëria, pjesë e rrjetit të organizuar 

Kosovë – Rreth 254 persona lëmoshëkërkues të rritur janë identifikuar gjatë këtij viti nga Policia e Kosovës, të cilët janë riatdhesuar me forcë në shtetin e tyre të origjinës, në Shqipëri.

Shumë prej tyre emigrojnë bashkë me familjet e tyre për të kërkuar lëmoshë sidomos gjatë sezonës së verës dhe në prag të festave të fundvitit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se lëmoshëkërkuesit shtetas të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë përdorin rrugë dhe kohë të ndryshme në pikë kalime kufitare të ndryshme.

Madje, nga Policia konfirmohet se ka pasur dhe lypës që janë ndaluar nga Policia e Kosovës, janë kthyer në Shqipëri, por sërish kanë hyrë në Kosovë.

Lëmoshëkërkuesit nga Shqipëria janë të moshave të ndryshme, sikurse të mitur dhe të rritur, ku të miturit, sipas Policisë, kryesisht shoqërohen nga familjarët e tyre, ndërsa të rriturit veprojnë edhe të vetëm.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Trasmetoi live vrasjen, kërkohet nga policia

USA - Policia e Klivlendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në kërkim të një mashkulli që akuzohet të...

Close