|E enjte, Qershor 29, 2017

‘ Maçoku’ : Dorëzohem, me komunistët s’ka shaka, të vrasin. 

125334     Gjirokastër – “Kam vendosur të dorëzohem. Këta më kanë nxjerrë emrin si kryebandit, por unë s’kam asnjë lidhje me të shtënat. I gjithë fshati ka drogë jo vetëm unë. Do dorëzohem se me komunistët s’bëhet shaka, këta të vrasin, të lenë fëmijët rrugëve”. Kjo është njëra nga bisedat që Gate Mahmutaj ka bërë me një nga zyrtarët e administratës së komunës Lazarat, gjatë ditëve të para kur policia kishte filluar ofensivën në fshatin “rebel” dhe lakonte emrin e Mahmutajt, si njeriut që drejtonte grupin kriminal që po bënte rezistencë me armë ndaj efektivave të forcave të rendit.

Informacionet e mbledhura nga përgjimi i bisedave telefonike kanë treguar se pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi criminal, që mbaheshin prej 6 muaj në mbikqyrje, kanë vepruar të armatosur gjatë këtyre pesë ditëve, që policia ka qëndruar në Lazarat. Në komunikimet e kryera mes njëri-tjetrit personat e armatosur flasin në panik, ndërkohë që kujtojnë herë pas herë publikimin e emrit të tyre në listën e personave që policia kërkonte të arrestonte që në fillim të operacionit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
1 në pranga dhe 1 në hetim të lirë .

Mallakastër - Lushnje -  - Më datë 18.01.2015,nga Komisariati Policisë Mallakastër ,u arrestua në flagrancë shtetasi Sabri Myrtaj ,vjec 52...

Close