|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Mafia shqiptare blen ekipin e Parmës në Itali. Ja kush pastron paratë . 

presidenti i parmesShqiptari Ermir Kodra është presidenti i ri i Parmës. Ai bëhet në këtë mënyrë i pari president shqiptar i një klubi të Serisë A, e madje është njëkohësisht edhe presidenti më i ri në historinë e saj.

Por, kush është 29-vjecari që i ka surprizuar të gjithë, e bën vetë ai në një intervistë ekzkluzive për Supersport:

“Jam Ermir Kodra, vij nga bota e biznesit. Kam mbaruar “Fakultetin e Ekonomisë” në “Universitetin e Tiranës” dhe kam shtatë vjet që punoj në fushën e hidrokarbureve.

Konsorciuimi Dastraso ka blerë mazhorancën e aksioneve të Parmës. Unë përfaqësoj Dastraso Holding, që është një kompani hidrokarbure dhe hapi i parë që ne kemi bërë në fushën e sportit është këtu në Itali, por që kompania jonë do të operojë dhe në fushën e hidrokarbureve, ku është pika e saj kryesore në shtetin italian“.

Me një histori më shumë se 100-vjeçare, Parma është një ndër klubet e rëndësishëm të futbollit italian me tifozë të shumtë në Gadishullin e Apenineve dhe mbarë botën dhe që tani marrin një mesazh shprese për rimëkëmbjen financiare nga presidenti i ri shqiptar:

“Gjendja financiare e klubit të Parmës nuk them që është optimale, madje është e rënduar por ne kemi strategjinë dhe besimin se klubi i Parmës me investimet që do të bëjmë do të rregullohet si në planin financiar, gjithashtu dhe në atë sportiv“.

Deri dje mund të tingëllonte e çuditshme, por me presidentin e parë shqiptar në Serinë A tani edhe lajmet e rëndësishme të merkatos në Itali jepen në shqip:

“Siç e keni parë deri tani ne jemi duke bërë afrime shumë cilësore. Jemi në kërkim të një sulmuesi, të një top-player. Me dëshpërim ju konfirmoj që nuk kemi arritur të mbyllim marrëveshjen me Balotelin, por që gjithsesi jemi ende në kërkim të një lojtari të madh”.

Në sezonin aktual Parma lufton për mbijetesën në Serinë A dhe Ermir Kodra garanton se presidenca e re do të bëjë të pamundurën që klubi të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit italian:

“Ne po bëjmë maksimumin dhe japim garancinë se po punojmë për zgjidhjen e problemeve financiare dhe mbi të gjitha për atë që është pjesa më e rëndësishme, qëndrimin në Serie A”.

29-vjeçari përfaqëson interesat e fondit ruso- qipriot Dastraso Holding.

alb365.com/index

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
SPAK: 3 mld euro u janë vjedhur shqiptarëve, gjurmim 1.5 mld dollarëve të fshehura jashtë vendit, ja shumat gjigante që do hetohen

Struktura Speciale Antikorrupsion ka nisur të ngjallë...

Close