|E hënë, Tetor 23, 2017

Makina e ushtrisë del nga rruga, plagosen pesë veta. 

77928     Tiranë – Një oficer dhe 4 ushtarakë janë plagosur pasditen e sotme në Tiranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kroi i Kuq në Priskë, ku automjeti i Ndërlidhjes ka dalë nga rruga teksa udhëtonte drejt Bizës për stërvitje.
Sipas policisë, ushtarakët e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar në Spitalin Ushtarak, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një defekti teknik në automjet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
policia-e-fierit
Parandalohet vrasja e trefishtë.

    Fier - Forcat policore kanë mundur që brënda një harku kohor prej 30 minutash të parandalojnë një tjetër...

Close