|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Mal i Zi , kapen 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine. 

190131   Mal i Zi – Një sasi prej 250 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar nga autoritetet doganore malazeze në portin jugor të Barit. Kokaina, që në fakt është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë nga Mali i Zi, u zbulua në një anije që transportonte banane nga Amerika e Jugut, (Ekuador) dhe që sipas mediave malazeze, kishte destinacion Shqipërinë.

Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur nën dyshemenë e një prej kontenierëve dhe ishte e ndarë në 200 pako, ndërsa vlera e lëndës narkotike nësë do të hidhej në treg arrin në 17 milionë dollar. Mediat malazeze citojnë drejtorin e përgjithshëm të doganave në Malin e Zi, Vladan Jokoviç që thotë se anëtarët e Doganës në Portin e Barit kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës në anijen e porositur nga firmat në Shqipëri

Sipas policisë, të cituar nga mediat maqedonase, ngarkesa me bananet ishte porositur nga kompania “Rrapo Company”.

“Rrapo Company” rezulton në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të Bizneseve dhe sipas të dhënave në QKR ndodhet me seli në qytetin e Fierit dhe me pronarë Dritan dhe Nezike Rrapaj.

Po ashtu mësohet se kompania që ka shitur bananet nga Ekuadori për në Shqipëri, është “Vimtcoprp”

Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
E dashura e Shpat Kasapit super sexi (fotot)

Shpat Kasapi po përflitet për një lidhje të dashurisë pë herë të parë që nga ndarja me Afërdita Dreshajn. Qëndresa...

Close