|E premte, Gusht 18, 2017

Mandoi, Nga Shqipëria drogë, klandestinë dhe kontrabandë. 

Kataldo-Mota-dhe-Mandoi-640x411Tirane – Shqipëria u përball rishtaz me dyshimet e Italisë për ripërdorim të kanalave të drogës dhe të trafiqeve të tjera pasi një zyrtar i lartë i prokurorisë fqinje kundra mafias foli në Tiranë.
Zyrtari, ndihmësprokurori Freançesko Mandoi, një figurë e njohur prej vitesh për bashkërendimin e punës me autoritetet e Tiranës, tha se ka ripërdorim të kanaleve të trafikut të drogës dhe të veprave të tjera kriminale dhe sikurse shtoi jo vetëm prej Shqipërisë.
Zoti Mandoi theksoi se shkak për të tërë këtë është kriza ekonomike që ka tronditur vendin e tij Itali si dhe fqinjin tjetrër europerëndimor të Shqipërisë, Greqinë në jug.
“Ka një ripërdorim të kanaleve të trafikut të drogës, por jo vetëm të drogës dhe jo vetëm nga Shqipëria. Kriza ekonomike që ka goditur Greqinë, Italinë ka risjellë përsëri nevojën për para të fituara thjesht duke përdorur të gjitha kontrabandat e mundshme. Ka filluar rizbarkimi i klandestinëve, kontrabanda e cigare”.
Mandej, ndihmësprokurori Mandoi tha se “fluksi është më konstat tani nga Shqipëria dhe Greqia”, ndërsa shtoi edhe se “Turqia i takon gjithë Mesdheut”:
Zoti Mandoi iu referua edhe rastit të uljes së avionit “Piper” në plazhin e Divjakës së Lushnjës në jug të Shqipërisë të shtunën e 10 majit, pasi minstria e Brendshme konfirmoi përpjekjen për t’u marrë me trafik droge.
“Çështja e avionit tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë. Në Itali ndodh kështu që Motta nuk e di nëse për avionin po heton prokuroria e Milanos apo prokurori e ndonjë qyteti tjetër”-tha zoti Mandoi duke komentuar edhe deklaratën e kryeprokurorit kundra mafias Kataldo Mota.
Megjithatë, sipaz zotit Mandoi, rasti i Divjakës është dëshmi e domosdoshmërisë për bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë.
“Në Itali ndodh kështu që Mota nuk di për hetimet që mund të ngrejë Milano, apo prokuroritë e qyteteve të tjera. Për historinë e avionit e mësuam dy ditë më parë. Nuk e them me siguri por nëse prokurori thotë se ka pasur episode të tjerë dhe jam i bindur se ka qenë kështu do i kërkoj prokurorëve në Itali të më japë të dhënat dhe unë do e çoj përpara çështjes duke e çuar përpara hetimin”.
Prokurori Mandoi theksoi se prokuroritë kanë shkëmbyer informacion, por përjashtoi mundësinë që “të mos ketë pasur bashkëpunim policor”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Atentati/ Ja cilin deshën të ekzekutojnë

Mbrëmjen e sotme një atentat në zonën e Komunës së Parisit ka tronditur Tiranën. Sipas burimeve të policisë mësohet se...

Close