|E shtunë, Qershor 24, 2017

Manjani: Gjyqtari Boci të shkarkohet dhe hetohet penalisht 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kërkon shkakrimin nga detyra të kreu të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci.

Menjëherë pas materialit të trasmetuar ne emisionin “Stop”, Manjani shprehet se “ngjarja e transmetuar audio eshte shokuese! E papranueshme per figuren e cdo zyrtari aq me teper gjykates”.

Ministri i kërkon KLD ta shkarkoje gjyqtarin Guximtar Boci nga detyra e Kryetarit te Gjykates si dhe ta pezulloje si gjyqtar.

Ministri bën me dije se ka nisur menjëherë procedurat e inspektimit per procedim disiplinor, ndërsa nxit prokurorine te filloje hetimin penal.

Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar sonte një përgjim, që sipas emisionit i përket kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës.

Sipas emisionit, gjykatësi Guxim Poçi i kërkon favore seksuale një qytetareje në këmbim të një procesi gjyqësor. Përgjigja negative e gruas ka bërë që ajo të humbasë procesin, sipas denoncimit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjarpër me dy koka në Apolloni?! (foto) https://t.co/rwq2rR64m7 https://t.co/lFxPoQQN9H
11,396 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dekonspirohet plani/ Qeveri teknike PD- PS pa LSI-në , zgjedhjet ne Tetor

Qeveri teknike PD- PS pa LSI-në , zgjedhjet ne Tetor -Basha “zbardh” planin ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës Kreu i...

Close