|E martë, Nëntor 21, 2017

Manjani kërkon shkarkimin e kreut të zyrës së Pasurive në Ballsh 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar pezullimin dhe nisjen e procedurave të shkarkimit për kreun e Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme Ballsh, Besmir Selami dhe juristin Erlin Xhafaj.

Vendimi ka ardhur për shkak të një informacioni të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi një procedurë regjistrimi të paligjshme, “nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme janë kryer verifikimet paraprake dhe pas tyre nga ana e Kryeregjistrusesit është konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë”.

Ndërkohë Ministri Manjani ka urdhëruar vijimin e një inspektimi të thelluar administrativ të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KUSH DO TË FITOJE: BIG MAK-u APO STANDARTET

Nga ANDI BEJTJA - Kur çadra e PD-së u hap, kishte dy motive të forta që bëri që dhe njerëz...

Close