|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Manjani – “Lu&Lei” duhet të ishin shpallur non-grata 

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar hapur ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin duke deklaruar përmes një statusi në rrjetin social, se ata nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë në mënyrë strikte Shqipërisë dhe politikës shqiptare.

Manjani i referohet këtu mbështetjes që ambasadorët kanë dhënë në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm me votim të thjeshtë, ashtu siç edhe ka shprehur mendim EURALIUS dhe OPDAT, dy institucione (evropiane dhe amerikane) që kanë ndjekur nga afër reformën në drejtësi.

Madje Manjani shprehet se me qëndrimet e tyre ambasadorët po shkelin hapur kushtetutën e Shqipërisë dhe në çdo shtet normal për ta duhet të kishin nisur procedurat për t’i shpallur “non-grata”.

Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!/Gazeta Express

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të hënën shqiptarët e amerikës protestojnë për arrestimin e Ramushit

Komuniteti i Shqiptarëve në Amerikë ka bërë...

Close